MARIN MEMA SHPËRTHEN NDAJ POLITIKËS: “Dikur sakrifikonin pasurinë për Shqipërinë, sot sakrifikojnë Shqipërinë për pasurinë!” 

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

MARIN MEMA SHPËRTHEN NDAJ POLITIKËS: “Dikur sakrifikonin pasurinë për Shqipërinë, sot sakrifikojnë Shqipërinë për pasurinë!”

Gazetari Marin Mema ka publikuar një reagim të fortë, ku krahason idealet e patriotëve shqiptarë me realitetin politik të ditëve të sotme.

Lexo dhe...  Marin Mema: Pasuria shqiptare që e ka zili e gjithë Europa, por që mund të shkatërrohet

Sipas tij, figura si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali, Frashërinjtë, Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Bajram Curri dhe Hasan Prishtina hoqën dorë nga pasuria, privilegjet dhe jeta e qetë për t’i shërbyer kombit, ndërsa sot pushteti, sipas tij, është kthyer në një mjet përfitimi personal.
Mema kritikon edhe gjendjen e trashëgimisë historike shqiptare, duke theksuar se shumë nga shtëpitë dhe vendet që lidhen me këto figura janë lënë në harresë dhe degradim.

Lexo dhe...  Kushtojani pak minuta këtij shkrimi. E kam shkruar pas udhëtimeve të shumta. Marin Mema ❤️

“Nuk ka interes të përkujtohen siç duhet këta burra, sepse ata na kujtojnë një kohë kur mbi gjithçka qëndronte kombi. Sot, i njëjti komb shihet vetëm si një mundësi për ta rrjepur”, shkruan ai.
Në fund, Mema ngre pyetjen: A ekziston sot qoftë edhe një politikan që do të sakrifikonte pasurinë e tij për të mirën e shqiptarëve?

ÇKEMI NEWS
Ti je pjesë e Atdheut
Na ndiqni në rrjetet sociale: Facebook • Instagram • TikTok • YouTube

#ÇKEMINEWS #MarinMema #Shqipëri #Politikë #Histori #Skënderbeu #IsmailQemali

(Vizituar 1 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share