Tag: kronike e zeze

Dëgjuam ulërima”/ Dëshmitarët rrëfejnë momentin e vrasjes së vajzës ganeze, teksa autori ‘fluturoi’ nga kati i shtatë: Një person i tretë doli nga dhoma
Albania

Dëgjuam ulërima”/ Dëshmitarët rrëfejnë momentin e vrasjes së vajzës ganeze, teksa autori ‘fluturoi’ nga kati i shtatë: Një person i tretë doli nga dhoma

Vrasja e Jawsackie Jaboah nga 31-vjeçari Klinton Pira, që më pas vrau veten, tronditi kryeqytetin, mbrëmjen e 1 tetorit. Klintoni e priti partneren e tij, që mbërriti në aeroportin e Rinasit nga Franca dhe bashkë shkuan në një hyrje me qira ditore në Tiranë. Mili, siç njihej ndryshe vajza ganeze kishte ardhur për t’u çmalllur me Klintonin, por ky i fundit i mori jetën. 31-vjeçari e qëlloi disa herë me thikë të renë dhe vetë u hodh nga kati i shtatë i banesës. Dëshmitarët kanë rrëfyer në polici, tmerrin që kanë parë me sy.           Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha del dhe një person i tretë, që dyshohet se ka hyrë në dhomë, kur çifti po konfliktohej. Mili kishte rezervuar dhomën me qira ditore ‘online’. Personi i agjenc...
U gjet e pajetë në banesë/ E moshuara ishte nëna e peshëngritësit të njohur shqiptar, jetonte e vetme
Albania

U gjet e pajetë në banesë/ E moshuara ishte nëna e peshëngritësit të njohur shqiptar, jetonte e vetme

Nëna e peshëngritësit Piro Dhima, kampion i disa Lojërave Olimpike, është gjendur e vdekur në banesën e saj në Himarë. Ngjarja e rëndë u raportua nga policia të ketë ndodhur ditën e sotme. Mësohet se e ndjera Lefteri Dhima jetonte e vetme dhe kanë qenë fqinjët, ata të cilët kanë konstatuar trupin e pajetë të saj, pasi u futën në banesë të shqetësuar sepse nuk e kishin parë prej ditësh. Trupi i të moshuarës është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e vdekjes.     Peshëngritësi i njohur Piro Dhima jeton në Amerikë, ku është drejtor teknik në Federatën e Peshëngritjes Amerikane që prej 2016.
Pas 6 ditësh kërkimesh gjendet trupi i pajetë i minatorit në Bulqizë
Albania

Pas 6 ditësh kërkimesh gjendet trupi i pajetë i minatorit në Bulqizë

Pas 6 ditësh kërkimesh është gjetur trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku në Bulqizë, 61 vjeçari është nxjerrë në orët e para të mëngjesit nga galeria dhe është transportuar në morgun e spitalit të Bulqizës.       Prej 6 ditësh është punuar pa ndërprerje për të nxjerrë trupin e pajetë të minatorit. Grupi i Shpëtimit dhe kolegët e tij, larguan qindra metër kub minerale me mjete të thjeshta derisa ekipi gjurmoi trupin e pajetë të Muharrem Plakut. Ngjarja ndodhi rreth orës 12.00 të së mërkurës (15 shtator), kur pas shembjes së mineraleve, Murahrrem Plaku mbeti i bllokuar brenda minierës       Aksidenti u shënua në galeritë e kompanisë me aksionar ish-kryebashkiakun e Bulqizës Myfit Duriçi dhe vëllezërve të tij Ilber e Kapllan Durici, ku ky i fu...
Tro nditëse/ Motër e vëlla gjenden të vr arë në banesë
Bota

Tro nditëse/ Motër e vëlla gjenden të vr arë në banesë

Një djalë dhe një vajzë, motër e vëlla u gjetën të vd ekur mëngjesin e sotëm në një banesë në Frick, Aargau, Zvicër. V iktimat janë djali 25 vjeç dhe motra e tij 26 vjeçe. Ata u gjetën të vr arë në banesën e prindërve të tyre. Nuk konfirmohet ende nëse janë vendasit apo emigrantë. Pol icia lokale ndonëse pranon se është k rim i dy fishtë, tha se nuk mund të thotë me siguri nëse inci denti është një k rim i dhun shëm, vetëvra sje apo të dyja bashkë.         25-vjeçari M. vdi q të martën në mëngjes në rrethana ende të paqarta. Motra e tij A. (26) gjithashtu u gjet e paj etë nga pol icia në banesën e prindërve të tyre Nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por është e qartë që kemi të bëjmë me një kr im, tha një zyrtar po licor. Sipas tij, pistat e he timit janë m...
Pamje TË RËNDA nga Divjaka, mbërrijnë në banesë arkivolet e çiftit të vrarë
Albania

Pamje TË RËNDA nga Divjaka, mbërrijnë në banesë arkivolet e çiftit të vrarë

Dy arkivolet e Hekuran dhe Fëllënëxë Rrasa futen në shtëpinë ku ka mbetur vetëm djali i tyre i vetëm që lanë pas. Arkivolët e çiftit Rrasa       DIVJAKË– Fotot që po shikoni vijnë nga Divjaka dhe tregojnë momentin e mbërritjes së arkivoleve të çiftit të vrarë këtë mbrëmje. Njëri pas tjetrit, dy arkivolet e Hekuran dhe Fëllënëxë Rrasa futen në shtëpinë ku ka mbetur vetëm djali i tyre i vetëm që lanë pas.         Hekuran Rrasa vrau me çifte bashkëshorten e tij, Fëllënxë Rasa dhe më pas qëlloi për vdekje veten. Krimi i rëndë u regjistrua pasditen e sotme në fshatin Babunjë të Divjakës. 58-vjeçari mësohet se punonte në Bashkinë e Divjakës. Çifti kishin probleme ekonomike dhe dyshohet se kjo gjë është bërë shkak për krimin e rëndë....
U hodh nga ballkoni pas konfliktit me bashkëshortin, humb jetën 24 vjeçarja në Durrës
Albania

U hodh nga ballkoni pas konfliktit me bashkëshortin, humb jetën 24 vjeçarja në Durrës

Një 24-vjeçare ka tentuar t’i shpëtojë dhunës bashkëshortore, ndërsa është hedhur nga ballkoni i shtëpisë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në Durrës dhe dyshimet e para të policisë janë se e reja u hodh vetë nga ballkoni, po hetimet do të zbardhin plotësisht ngjarjen e rëndë. Në flagrancë u arrestua bashkëshorti i saj Alfred Gjini, 31 vjeç. Sipas policisë së Durrësit, Gjini u vu në pranga pasi gjatë një konflikti me bashkëshorten e tij Anisa Gjini, kjo e fundit është vetë hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka humbur jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të d...
Vrasja në Ksamil/ Kamerat filmojnë ngjarjen, autori doli nga një makinë që priste para shtëpisë
Albania

Vrasja në Ksamil/ Kamerat filmojnë ngjarjen, autori doli nga një makinë që priste para shtëpisë

Dalin detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil. Gramoz Mema, me origjinë nga Tepelena, por që jetonte prej vitesh në Ksamil, është qëlluar në kohën kur po kthehej në banesën e tij. Sipas informacioneve të Saranda Web autorët e kanë pritur viktimën përpara shtëpisë dhe në momentin që 40 vjeçari Gramoz Mema ka parkuar automjetin dhe ka dalë për të hyrë në banesë, një prej autorëve ka dalë nga automjeti me të cilin prisnin dhe ka qëlluar me pistoletë mbi viktimën. Më pas, autori ka hyrë në automjet dhe janë larguar.     Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve, nëse ata kanë vijuar rrugën për tu larguar me të njëjtin automjet, apo e kanë braktisur atë, e kanë djegur apo e kanë zhytur në liqenin e Butrintit apo në det....