U hodh nga ballkoni pas konfliktit me bashkëshortin, humb jetën 24 vjeçarja në Durrës

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një 24-vjeçare ka tentuar t’i shpëtojë dhunës bashkëshortore, ndërsa është hedhur nga ballkoni i shtëpisë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në Durrës dhe dyshimet e para të policisë janë se e reja u hodh vetë nga ballkoni, po hetimet do të zbardhin plotësisht ngjarjen e rëndë.

Në flagrancë u arrestua bashkëshorti i saj Alfred Gjini, 31 vjeç. Sipas policisë së Durrësit, Gjini u vu në pranga pasi gjatë një konflikti me bashkëshorten e tij Anisa Gjini, kjo e fundit është vetë hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(Vizituar 24 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share