U gjet e pajetë në banesë/ E moshuara ishte nëna e peshëngritësit të njohur shqiptar, jetonte e vetme

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Nëna e peshëngritësit Piro Dhima, kampion i disa Lojërave Olimpike, është gjendur e vdekur në banesën e saj në Himarë. Ngjarja e rëndë u raportua nga policia të ketë ndodhur ditën e sotme.

Mësohet se e ndjera Lefteri Dhima jetonte e vetme dhe kanë qenë fqinjët, ata të cilët kanë konstatuar trupin e pajetë të saj, pasi u futën në banesë të shqetësuar sepse nuk e kishin parë prej ditësh.

Trupi i të moshuarës është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e vdekjes.

 

 

Peshëngritësi i njohur Piro Dhima jeton në Amerikë, ku është drejtor teknik në Federatën e Peshëngritjes Amerikane që prej 2016.

(Vizituar 55 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share