Pas 6 ditësh kërkimesh gjendet trupi i pajetë i minatorit në Bulqizë

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Pas 6 ditësh kërkimesh është gjetur trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku në Bulqizë,

61 vjeçari është nxjerrë në orët e para të mëngjesit nga galeria dhe është transportuar në morgun e spitalit të Bulqizës.

 

Lexo dhe...  Askush s’kishte kuptuar asgjë nga “ferri” që po jetonte me të dashurin polic, 18-vjeçarja i jep fund jetës pas dhunës dhe presionit të partnerit-Çkemi News

 

 

Prej 6 ditësh është punuar pa ndërprerje për të nxjerrë trupin e pajetë të minatorit.

Grupi i Shpëtimit dhe kolegët e tij, larguan qindra metër kub minerale me mjete të thjeshta derisa ekipi gjurmoi trupin e pajetë të Muharrem Plakut.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12.00 të së mërkurës (15 shtator), kur pas shembjes së mineraleve, Murahrrem Plaku mbeti i bllokuar brenda minierës

 

 

 

Aksidenti u shënua në galeritë e kompanisë me aksionar ish-kryebashkiakun e Bulqizës Myfit Duriçi dhe vëllezërve të tij Ilber e Kapllan Durici, ku ky i fundit rezulton administrator.

(Vizituar 15 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share