Tension në gjyq! Shqiptari i akuzuar për tentativë rrëmbimi të dy të miturave provokon familjarët e viktimave( Video)

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Tension në gjyq! Shqiptari i akuzuar për tentativë rrëmbimi të dy të miturave provokon familjarët e viktimave

Një seancë gjyqësore në shtetin e Miçiganit është shoqëruar me tensione, pasi Endi Bala, 25 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, i akuzuar për tentativën e rrëmbimit të dy vajzave të mitura, u tërhoq në momentin e fundit nga marrëveshja për pranimin e fajësisë dhe provokoi familjarët e viktimave.
Bala pritej të paraqiste një deklaratë “no contest”, por ndryshoi qëndrim pak para nisjes së seancës. Gjatë procedurës ai ndërpreu vazhdimisht gjykatën, ndërsa avokati i tij iu drejtua me fjalët: “Mbylle gojën.”

Lexo dhe...  Seanca e “Plumbit të Artë”/ SPAK lexon provat shkresore për vrasjet e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt, ndërhyjnë avokatët e Altin Ndocit: Jeni bërë si telenovelat turke

Sipas mediave amerikane, teksa po shoqërohej jashtë sallës së gjyqit, Bala u tregoi gishtin e mesit familjarëve të viktimave dhe thuhet se bëri komente provokuese ndaj tyre.
Prokuroria e akuzon se në gusht të vitit 2024 tentoi të rrëmbente dy vajza, Alexis, 15 vjeç, dhe Olivia, 7 vjeç, në dy incidente të ndara me vetëm rreth 45 minuta diferencë. Të dyja arritën të shpëtonin falë ndërhyrjes së qytetarëve që ndodheshin pranë.

Lexo dhe...  Shembja e urës në Baltimore të SHBA-së, dyshohet për 20 viktima

25-vjeçari përballet me akuza të rënda për rrëmbim dhe joshje të të miturve, vepra për të cilat mund të dënohet deri me burgim të përjetshëm.
Seanca e ardhshme është caktuar për 24 gusht, ndërsa gjykimi pritet të nisë në muajin tetor. Edhe pse më herët ishte ngritur çështja e gjendjes së tij mendore, gjykata ka vendosur se ai është kompetent për t’u përballur me procesin gjyqësor.

ÇKEMI NEWS
Ti je pjesë e Atdheut
Na ndiqni në rrjetet sociale: Facebook • Instagram • TikTok • YouTube

(Vizituar 1 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share