Hero shqiptar në Greqi! Rrezikoi jetën mes flakëve për të shpëtuar një foshnjë 1-vjeçare

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Hero shqiptar në Greqi! Rrezikoi jetën mes flakëve për të shpëtuar një foshnjë 1-vjeçare

Një akt i jashtëzakonshëm guximi ka bërë krenarë shqiptarët. 22-vjeçari Dionis Abdiaj, me origjinë shqiptare dhe i lindur e rritur në Greqi, është shpallur hero pasi hyri mes flakëve për të shpëtuar një foshnjë vetëm 1-vjeçare.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Lamias, ku Dionisi dëgjoi thirrjet për ndihmë teksa po kthehej në shtëpi. Kur mbërriti, pa një banesë të përfshirë nga flakët dhe mësoi se një foshnjë ndodhej ende brenda.
Pa hezituar, ai hoqi xhaketën, theu dritaren e dhomës dhe hyri në shtëpinë që digjej. Ai mori foshnjën në krahë dhe e nxori të sigurt jashtë, duke i shpëtuar jetën.

Lexo dhe...  Sa herë shikoj nipin, harroj që djali ka vdekur”/ Rrëmbimi i fëmijës nga gjyshërit, Anila Hoxha: Rexhepi ka dhimbje dhe heshtje, tregon që 3-vjeçari…
uj
“Fëmija po qante dhe më thanë se foshnja ishte ende brenda. Hyna menjëherë dhe e mora në krahë. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Fatmirësisht, foshnja shpëtoi dhe është në gjendje të mirë. Bëra atë që do të bënte çdo njeri për të shpëtuar një jetë,” tha Dionis Abdiaj.
Më pas, zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe arritën të vinin flakët nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat përreth.

Lexo dhe...  SHQIPËRIA PARA HISTORISË – KUR TOKA FLISTE SHQIP!-Çkemi News

Mediat greke e kanë vlerësuar gjerësisht aktin e tij, duke e cilësuar të riun shqiptar si një hero të vërtetë për guximin dhe humanizmin e treguar.

Lexo dhe...  Hera e fundit kur u pa Ervis Martinaj, rrengu që çoi në arrestimin e agjentit të Forcave Operacionale: E thirrën për çështje pune
k
ÇKEMI NEWS
Ti je pjesë e Atdheut
Na ndiqni në rrjetet sociale: Facebook • Instagram • TikTok • YouTube

#ÇkemiNews #Shqiptarët #Hero #DionisAbdiaj #Greqi #Lamia #Humanizëm #Shpëtim #Foshnja #Lajme

(Vizituar 1 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share