Tag: Marin Mema

Gjurmë Shqiptare – Zbulimi që ndryshon historinë e shqiptarëve
Shqiperia Do Te Behet

Gjurmë Shqiptare – Zbulimi që ndryshon historinë e shqiptarëve

  Gjurmë Shqiptare – Zbulimi që ndryshon historinë e shqiptarëve Zbulohet tempulli i lashtë në majën e një mali në Shqipëri. Çfarë ka ai të veçantë dhe a mund të ndryshojë këtë pjesë të historisë së shqiptarëve? Lidhja me kultin e Zeusit dhe përse arkeologët nuk kishin shkuar më parë? Mos humbisni videon e plotë të dokumentarit të gazetarit Marin Mema.
Marin Mema ngre memorialin në nderim të dëshmorëve
Albania

Marin Mema ngre memorialin në nderim të dëshmorëve

Me iniciativën e gazetarit Marin Mema, në afërsi të zonës së Surrelit në Tiranë, është ngritur një memorial i cili përkujton grupet e para që u stërvitën ushtarakisht në formë të organizuar, me synimin për të çliruar Kosovën. Këto grupe u përgatitën 33 vjet më parë nga ushtarakët e ushtrisë shqiptare ku mes tyre në stërvitje morën pjesë, edhe Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra, sot dëshmorë.   Në ceremoninë e rastit kanë marrë pjesë personalitete të shumta nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu e ka cilësuar shumë të rëndësishme këtë iniciative e cila sipas tij forcon identitetin dhe përkujton historinë. Për zotin Moisiu forcimi i lidhjes me kombin është domosd...
Kushtojani pak minuta këtij shkrimi. E kam shkruar pas udhëtimeve të shumta. Marin Mema ❤️
Albania

Kushtojani pak minuta këtij shkrimi. E kam shkruar pas udhëtimeve të shumta. Marin Mema ❤️

Kushtojani pak minuta këtij shkrimi. E kam shkruar pas udhëtimeve të shumta. Marin Mema ❤️ "Pikëz loti pranë një porte” ❤️   Një portë e vjetër, e çarë, e vetmuar, por kaq e dashur, me kaq shumë kujtime pas saj… Sot shumë porta në Shqipëri kanë mbetur të tilla, pa njerëz, ato sa vijnë e po shtohen… Sa buzëqeshje, mërzitje, lotë e gëzime, ëndrra e histori njerëzore ruhen pas portave, ku sot varen drynë të ndryshkur. Duket sikur duan të flasin, të rrëfejnë për gjyshërit, për prindërit, për fëmijërinë, për mallin, për largimin, për pamundësinë, heshtjen. Ndoshta bota po ndryshon, po vrapon gjithnjë e më shpejt, po bëhet gjithmonë e më e ftohtë, por dashuria e portës, pragut të vjetër qëndron aty si vragë në shpirtin e çdo shqiptari të larguar! Kushdo ka tek ajo portë shpi...
Marin Mema flet pa doreza: Shqiptarët e kaluan fazën delikate, tani është momenti i tyre
Albania

Marin Mema flet pa doreza: Shqiptarët e kaluan fazën delikate, tani është momenti i tyre

“Një flamur dhe një fjalor”. Gjuha shqipe është cilësuar si gjuhë e mbijetesës, pasi ka mundur t’ju mbijetonte sfidave historike në kohë të vështira. I ftuar në “Top Story”, gazetari Marin Mema ka deklaruar se shqiptarët e kaluan fazën delikate me të cilën u përballën në fillim të viteve ‘90, dhe tani është momenti i tyre të ngrenë kryet dhe shpalosin një lloj krenarie për identitetin e tyre kombëtar. Mema: Kam ardhur nga New York-u në 27 Nëntor për të qenë në Shqipëri për 28 dhe 29 Nëntor. Duma: Je personi që identitetin shqiptar e ke simbol edhe të profesionit tënd.   Mema: Sepse besoj se një komb i fortë duhet domosdoshmërisht të eci në hapat e një historie të fortë identitare. Pa pasur një histori, një trashëgimi, një kult...
Marin Mema: Pasuria shqiptare që e ka zili e gjithë Europa, por që mund të shkatërrohet
Albania

Marin Mema: Pasuria shqiptare që e ka zili e gjithë Europa, por që mund të shkatërrohet

Ne muzen historik kombetar ne Tirane, ndodhet nje objekt mjaft i veçante, i cili daton ne shekujt III – II para eres sone…. Ai eshte zbuluaar gjate germimeve te kryera ne qytetin e lashte te Apollonise dhe sipas arkeologeve personifikon lumin Vjose… Vjosa jo me kot gjatë lashtësisë, konsiderohej si një lum i shenjtë, gjatë rrjedhës së saj, u ndërtuan qytete, u ngritën mite, u zhvilluan beteja shumë të mëdha, aq sa hera herës përgjatë këtyre zonave duket sikur do të ndjesh ende hapat e ushtrive të shumta që kanë kaluar këtejmi. Një rrugetim i jashtëzakonshëm… Fakte, të dhëna e dokumenta… vende arkeologjike, mite e legjenda… Çfarë ruan Vjosa ? Zbulojeni në videon e mëposhtme të “Gjurmë Shqiptare”!  
Si u grabitën dhe shkatërruan pasuritë e shqiptarëve?
Albania

Si u grabitën dhe shkatërruan pasuritë e shqiptarëve?

Në qershor të vitit 1991, u krijua qeveria e stabilitetit. Jo pa qëllim ajo mori këtë emër, sepse situata e vështirë mbi të giitha ekonomike, kërkonte një përgjigje të menjëhershme. Mbi këto baza nisi një rrugëtim jo i lehtë, me vendime që ende edhe sot debatohen fort mes ekspertëve të fushës. Çfarë ndodhi vërtetë me ekonominë shqiptare që në fillesë dhe si vijoi më tej në këto 32 vite? Keqshfrytëzimi i pasurive natyrore… Fabrikat, uzinat, ndërrmarjet… A kishte prej tyre që mund të mbijetonin?   Planet e nëndheshme dhe pushtimi i tregut nga produktet e huaja… Çfarë ndodhi me naftën, kromin, bakrin… Për më shumë ndiqni dokumentarin e gazetarit Marin Mema.
Surprizon përsëri Marin Mema, Vjena dhe “Oxford” të mahnitur nga zbulimi i tij
Albania

Surprizon përsëri Marin Mema, Vjena dhe “Oxford” të mahnitur nga zbulimi i tij

Gazetari Marin Mema, nëpërmjet “Gjurmë Shqiptare” ka bërë një zbulim shumë të rëndësishëm arkeologjik dhe historik.Në dokumentar u transmetuan pamjet e një shpelle të mbushur me eshtra njerëzore e cila ndodhej rreth 15 kilometra nga qyteti i Peshkopisë në Dibër.       Ky zbulim padyshim që zgjoi interesin e të gjithëve, ku disa muaj pas zbulimit të tyre në “Gjurmë Shqiptare”, Universiteti i Vjenës si rrjedhojë e një marrëveshje me institucionet përkatëse dërgoi në Shqipëri një antropologe franceze. Më pas, eshtrat u dërguan nga Universiteti i Vjenës për analiza më të specializuara në një laborator pranë Universitetit të Oxfordit në Britaninë e MadhMadhe       Rezultati i analizave ishte mjaft mbresëlënës, pasi i zbulua se ato i përkisnin njerëzve ...
Marin Mema si askush tjetër bën transparencë me ndërtimet e tërmetit
Albania

Marin Mema si askush tjetër bën transparencë me ndërtimet e tërmetit

Me një shkrim të gjatë e të detajuar ai ka qartësuar jo vetëm zonat ku janë realizuar ndërtimet, por edhe kostot e tyre. Pikërisht kjo është një nga pikat thelbësore që kurrë më parë nuk është aplikuar e publikuar jo thjesht nga autoritetet shtetërore, por edhe nga grupet e tjera. Gazetari Mema ka theksuar se shtëpitë e reja kanë patur një kosto mes 3,3 dhe 3,8 milionë lekë dukë përfshirë edhe mobilimin e tyre të plotë. Parametrat teknikë të shtëpive janë jo vetëm të lartë, por tregojnë sipas tij se kur puna kryhet mirë, me vullnet e ndershmëri edhe rezultatet janë të shkëlqyera. Likesh, Shijak, Bubq, Tapizë, Krujë janë disa ndër zonat ku janë realizuar ndërtimet e reja. Të gjitha janë ngritur mbi pronat e vjetra të banorëve pa cënuar pronat e banorëve të tjerë. Ky fakt sipas gazetarin k...