Kushtojani pak minuta këtij shkrimi. E kam shkruar pas udhëtimeve të shumta. Marin Mema ❤️

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Kushtojani pak minuta këtij shkrimi. E kam shkruar pas udhëtimeve të shumta. Marin Mema ❤️

“Pikëz loti pranë një porte” ❤️

Lexo dhe...  Gjurmë Shqiptare – Zbulimi që ndryshon historinë e shqiptarëve

 

Një portë e vjetër, e çarë, e vetmuar, por kaq e dashur, me kaq shumë kujtime pas saj… Sot shumë porta në Shqipëri kanë mbetur të tilla, pa njerëz, ato sa vijnë e po shtohen… Sa buzëqeshje, mërzitje, lotë e gëzime, ëndrra e histori njerëzore ruhen pas portave, ku sot varen drynë të ndryshkur. Duket sikur duan të flasin, të rrëfejnë për gjyshërit, për prindërit, për fëmijërinë, për mallin, për largimin, për pamundësinë, heshtjen.

Ndoshta bota po ndryshon, po vrapon gjithnjë e më shpejt, po bëhet gjithmonë e më e ftohtë, por dashuria e portës, pragut të vjetër qëndron aty si vragë në shpirtin e çdo shqiptari të larguar! Kushdo ka tek ajo portë shpirtin, zemrën, emocionet, frymëmarrjet. Sa herë e prek portën e vjetër, koha ndalet, fryma ndalet, zemra ndalet, bota kthehet atëherë kur pragjet gumëzhinin, kur fëmijët vraponin, qanin, luanin. Ahhh, moj portë e vjetër, sa shumë ke për të treguar… Askush nuk iku me dëshirë, por sepse jeta ka ardhur e tillë, kushtet, vështirësitë! Ti portë e vjetër mbetesh e vetme, me lëmshin e lotëve që mblidhet sa herë koka kthehet pas. Ahh portë, sa dhimbje ka për ty, sa emocione, sa fjalë që shpirti do t’i thotë, por nuk mundet. Ti je e shenjtë për çdo shqiptar, sepse je historia e shpirtit të çdo njërit prej nesh. Po flas me ty, o portë e vjetër! E di që nuk mund të përgjigjesh, mundesh vetëm të rënkosh kur era e shiu të rrahin, si miqtë e vetëm të mbetur.

 

Sa do të doja që një ditë ti, o portë, të hapeshe sërish, që ne të ishim të gjithë bashkë pas teje në shtëpinë tonë. Është shtëpia jonë, Shqipëria jonë, e cila po tkurret çdo ditë!

Marin Mema

👉 Free Ads in ckemi.net 🤙
(Vizituar 298 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share