Tragjedi në Selanik: Vëllai mbyt motrën me qese plastike dhe telefonon policinë – “E vrava motrën time”-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një krim i rëndë tronditi sot pasdite lagjen Charilaou në Selanik. Një burrë rreth 50 vjeç vrau me duart e tij motrën, 59 vjeçe, duke i vendosur një qese plastike në kokë dhe duke e mbytur.

Lexo dhe...  Horoskopi ditor, çfarë do të sjellë kjo e enjte për ju

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50, në një apartament në rrugën Alekxandrias 60. Pas aktit makabër, autori i mori vetë në telefon shërbimet e emergjencës dhe deklaroi ftohtë: “E vrava motrën time”.

Policia dhe shërbimi i urgjencës EKAB mbërritën menjëherë në vend, ku gjetën trupin e pajetë të viktimës me qese të mbështjella në kokë. Autori u arrestua në flagrancë.

Lexo dhe...  Tragjike! Punonjësi gjen trupin e një foshnje të porsalindur në një qese mbeturinash, arrestohet nëna 30-vjeçare-Çkemi News

Sipas burimeve policore, mes vëllait dhe motrës nuk ishte raportuar më parë dhunë në familje. Megjithatë, po hetohet pista që autori të ketë pasur probleme psikike.

Lexo dhe...  SKANDAL / PËRSËRITET HISTORIA: PAS ÇAMËRISË, GREQIA SYNON EMIGRANTËT! IDENTITETI SHQIPTAR NË RREZIK?

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur motivin e tragjedisë, ndërsa fqinjët e tronditur shprehen se nuk kishin vënë re shenja paralajmëruese.

Ky krim i egër ka shkaktuar shok dhe indinjatë në opinionin publik grek.

 

(Vizituar 32 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share