Tragjike! Punonjësi gjen trupin e një foshnje të porsalindur në një qese mbeturinash, arrestohet nëna 30-vjeçare-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një grua është arrestuar pasi djali i saj i porsalindur u gjet i vdekur jashtë një kishe në Londër.

Nëna 30-vjeçare u dërgua në një spital pranë për “të gjithë kujdesin e nevojshëm mjekësor”, tha Policia Metropolitane. Ajo ndodhet në spital, raporton Independent.

Trupi i djalit të porsalindur u zbulua brenda një qeseje të zezë nga një punonjës i mbeturinave jashtë Kishës së All Saints, në Notting Hill.

Scotland Yard (forca policore e Londrës) tha se një autopsi mjeko-ligjore mbi foshnjën do të bëhet këtë javë, ndërsa detektivët mundohen të zbulojnë rrethanat që çuan në vdekjen e tij.

Lexo dhe...  Tragjedi në Selanik: Vëllai mbyt motrën me qese plastike dhe telefonon policinë – “E vrava motrën time”-Çkemi News

“Ne besojmë se gruaja është nëna e foshnjës dhe jam i sigurt se ajo po merr mbështetjen e nevojshme ndërkohë që oficerët vazhdojnë punën e tyre për të kuptuar atë që ndodhi. Unë e kuptoj që lajmet e këtij arrestimi mund të shkaktojnë shqetësim në komunitetin tonë, por kur merremi me hetime të kësaj natyre, prioriteti ynë është të sigurohemi që të gjithë linjat që përfshihen në ngjarje të hetohen plotësisht”, tha detektivi Owen Renauden, kreu i policisë së Kensington dhe Chelsea.

Lexo dhe...  Ma bëri borxh”/ U dënua për vrasjen e vjehrrës, Sanije Tuga lutet për nipërit që ekzekutuan babanë të mos bëjnë burg si ajo: Kur s’të ndihmon kush…

“Unë vlerësoj nivelin e lartë të vëmendjes që ka marrë ky hetim, por ne i kërkojmë publikut të mos spekulojë”, tha ai.

(Vizituar 13 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share