Vrasja e Martin Canit/ Kalon për gjykim çështja ndaj Mario Përlleshajt, akuzohet për veprën vrasje në rrethana cilësuese-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të të miturit Mario Përlleshaj.

Lexo dhe...  Saranda, një nga 15 tregjet më të mira të Krishtlindjeve në Evropë! EBD: Një destinacion perfekt gjatë gjithë vitit

Ai akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani ngjarje e ndodhur në 18 Nëntor të vitit të shkuar në afërsi të shkollës Fan Noli.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit Z. Kryeministër shiko vrasiet nëpër shkolla leje lali erin./ Plagoset me thikë një nxënës shkolle në Mat, shoqërohet autori-Çkemi News

Gjyqtarja Migena Laska ka pranuar kërkesën e prokurorisë për gjykim të dosjes penale. 14 vjeçari Përlleshaj do të gjykohet për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave. Gjykata rrëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga 14 vjeçari.

Në sallë psikologia Lindita Hoxha është shprehur se është dakord që të vijojë gjykimi i zakonshëm për shqyrtim me të detajuar të çështjes në themel, raporton gazetarja e Top Channel,  Anila Hoxha.

Lexo dhe...  Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Sarandë-Çkemi News

Në seancë, të pranishëm ishin familjarët e Martinit të ndjerë, bashkë me shokun e tij, Luisin, që mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë që tronditi vendin në nëntor të vitit të kaluar.

Muajin e kaluar, përmes avokatit mbrojtës, Mario Përlleshaj dorëzoi kërkesë në Gjykatën e Apelit për zëvendësim mase sigurimi personal. Pas shqyrtimit, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi kërkesën.

Lexo dhe...  I biri i kërkoi para për drogë, pas konfliktit tenton t’i japë fund jetës farmacistja në Tiranë, arrestohet 19-vjeçari (EMRAT)

14-vjeçari ndodhet në institucionin e Kavajës, ndërsa edhe në muajin dhjetor kundërshtoi masën e dhënë “arrest në burg”. Më 17 dhjetor, Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi masën “arrest në burg” ndaj tij.

(Vizituar 65 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share