Lajmi Fundit Z. Kryeministër shiko vrasiet nëpër shkolla leje lali erin./ Plagoset me thikë një nxënës shkolle në Mat, shoqërohet autori-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Një nxënës në shkollën “Gjergj Kastrioti” është plagosur me thikë mesditën e kësaj të enjteje në Mat.

Paraprakisht dyshohet se adoleshenti është goditur me thikë nga një nxënës i po asaj shkolle.

Aktualisht ai është dërguar në spital ndërsa ende nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen.

“Dyshohet se plagosi me mjet prerës një 17-vjeçar, Policia identifikon dhe shoqëron autorin e dyshuar.

Lexo dhe...  Vrasje në Durrës/ Qëllohet për vdekje 38–vjeçari në rrethana të paqarta (Emri)

Sot, rreth orës 10.30, në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D.L., 18 vjeç, ka goditur me mjet prerës një 17-vjeçar, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Falë veprimeve të shpejta dhe reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin D.L.

Lexo dhe...  Fiks Fare/ Foto e video intime të vajzave shqiptare e të miturve! Grupi në Telegram bën namin. Autoritetet nuk e mbyllin dot

Gjatë veprimeve të para hetimore lidhur me këtë ngjarje, rezulton se 2 shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pasur konflikte të mëparshme.
Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Lexo dhe...  Detaje nga sulmi në Angli/ 17-vjeçari i maskuar, mori taksi dhe vrau me thikë vajzat që po ndiqnin…-Çkemi News

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes”, sipas policisë.

(Vizituar 55 here, 2 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share