I biri i kërkoi para për drogë, pas konfliktit tenton t’i japë fund jetës farmacistja në Tiranë, arrestohet 19-vjeçari (EMRAT)

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

19-vjeçari Henri Breçani është arrestuar nga Komisariati nr.6 në kryeqytet. 19-vjecari është konfliktuar me nënën e tij, shtetasen F. Breçani e cila më pas ka konsumuar disa medikamente duke tentuar t’i japë fund jetës.

Lexo dhe...  EKSKLUZIVE/ E reja ekselente i lë 500 mijë lekë në tavolinë familjes dhe vetëhidhet nga kati i 5-të se nuk gjente dot punë -Çkemi News

Gruaja me profesion farmaciste, ndodhet ne gjendje kritike për jetën ne repartin e toksikologjise.

Gjatë shoqërimit, Henri Brecani ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Sipas hetimeve Brecani, dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike. Ai i ka kërkuar para, nënës së tij dhe ky dyshohet të jetë shkaku i konfliktit mes tyre.

Lexo dhe...  Berat/ 40-vjeçari qëllon veten më thikë brenda banesës-Çkemi News

Policia është njoftuar nga QSUT, pasi F.Brecani është dërguar në spital nga të afërm të saj.

(Vizituar 425 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share