Lajmi Fundit; Shpërthim me tritol në Vlorë, lënda plasëse i vendoset një biznesi-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën transballkanike, e vendosur në një godinë biznesi që jepte motorë me qira.

Ende të paqarta motivet, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.

Tritoli i është vendosur një biznesi që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motomjetesh.

Në ato momente, biznesi ka qenë i mbyllur. Ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Lexo dhe...  Lajmi Fundit ; Reshje shiu dhe dëbore, “çmendet” moti, ja çfarë pritet sot -Çkemi News

Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

(Vizituar 42 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share