Tag: Shqiperia Voton

Dukat, ora 11: Dy orë pa votues – dhe kur më në fund erdhi një, harroi kartën!-Çkemi News
Albania, Ckemi

Dukat, ora 11: Dy orë pa votues – dhe kur më në fund erdhi një, harroi kartën!-Çkemi News

  Në Dukat, koha matet ndryshe. Ndërsa në qytete flitet për pjesëmarrje, në këtë fshat të qetë të Vlorës, kutitë e votimit dëgjonin vetëm cicërimat e zogjve. Dy orë të plota pa asnjë njeri që të hynte në qendrën e votimit. Komisionerët rrinin në heshtje, duke parë njëri-tjetrin si për të pyetur: “A jemi në zgjedhje apo në pushime?” Rreth orës 11:00, më në fund u dëgjua një “mirëmëngjes” në derë. Një banor, i vetmi për dy orë, kishte ardhur për të votuar. Salla u gjallërua – më në fund, demokracia kishte frymuar! Por fryma zgjati pak: burri i mirë kishte harruar kartën e identitetit në shtëpi. “E mora rrugën kot,” tha i qetë, “s’kam fuqi të vij sërish.” Dhe u largua. Pa votë, por me dinjitet. Në qendër mbeti heshtja, dhe ndoshta pak trishtim. Demokracia në Dukat bëri ...
Zgjedhjet që s’flasin me fjalë: Çfarë po ndodh sot në 5 bashki të Shqipërisë?-Çkemi News
Albania, Ckemi

Zgjedhjet që s’flasin me fjalë: Çfarë po ndodh sot në 5 bashki të Shqipërisë?-Çkemi News

  Sot, rreth 334 mijë qytetarë shqiptarë kanë në dorë të përcaktojnë drejtimin e ri të pesë bashkive ku zhvillohen zgjedhje lokale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se materialet zgjedhore janë shpërndarë nëpër KZAZ-të përkatëse dhe gjithçka është gati për procesin e votimit. Bëhet fjalë për zgjedhje të pjesshme lokale, të cilat pritet të testojnë edhe një herë klimën politike në terren. Forcat kryesore politike kanë dërguar përfaqësuesit e tyre, ndërsa vëzhgues vendas dhe të huaj po monitorojnë nga afër çdo detaj të procesit. Ndërkohë, vëmendja është përqendruar te pjesëmarrja e qytetarëve, e cila shpesh kthehet në barometrin më të ndershëm të besimit publik ndaj politikës. A do të flasë sot vota më fort se fjalët? Çkemi News do ta ndjekë hap pas h...
Lajmi fundit: rezultate befasuese për Tiranën
Albania

Lajmi fundit: rezultate befasuese për Tiranën

Sipas një ankete të zhvilluar nga 5 deri më 20 tetor, me metodologjinë “një IP – një votë”, rezulton se kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë, Florian Binaj – i mbështetur nga opozita e bashkuar – kryeson garën me 47.44% të votave. Në vend të dytë renditet kandidatja e mbeshtetur nga Partia Socialiste Ogerta Manastirliu me 34.29%, ndërsa Arlind Qori vjen i treti me 18.27%. Bazuar në këto rezultate, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë të diel, Florian Binaj do të shpallej fitues i garës për Tiranën.  Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se si kandidatët e përmendur do ta zhvillojnë fushatën e tyre, me qëllim që të bindin elektoratin dhe të sigurojnë mbështetjen e nevojshme për kandidaturën që përfaqësojnë....
Po bëjmë diçka të madhe”/ Kandidati Florjan Binaj mesazh për qytetarët e Tiranës: Mbështetja juaj, elektrizuese
Albania

Po bëjmë diçka të madhe”/ Kandidati Florjan Binaj mesazh për qytetarët e Tiranës: Mbështetja juaj, elektrizuese

  Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, i mbështetur nga opozita, i është drejtuar me një video-mesazh qytetarëve të kryeqytetit. Binaj ka falenderuar gjithë ata që e kanë mbështetur, duke i dërguar edhe mesazhe përmes rrjeteve sociale. Ai thotë se ka marrë mesazhe frymëzuese dhe prekëse dhe se mbështetja që ka marrë ka qenë elektrizuese. ‘E ndjej se kjo që po bëjmë së bashku është diçka e madhe’-thotë Binaj. “Me këtë video, dua të bëj një falënderim të sinqertë. Faleminderit të gjithë juve që më kini mbështetur çdo ditë, që nga dita parë, por mbi të gjitha faleminderit juve që më keni nisur një lumë të madh me komente dhe mesazhe nëpër rrjetet sociale. I kam lexuar të gjitha...
Rinumërimi i votave preferenciale, cilët janë kandidatët e PD-së dhe PS-së që kanë përfituar nga numëruesit “bujarë”-Çkemi News
Albania

Rinumërimi i votave preferenciale, cilët janë kandidatët e PD-së dhe PS-së që kanë përfituar nga numëruesit “bujarë”-Çkemi News

  Rinumërimi i votave në Tiranë ka zbuluar edhe trafikimin e fletëve të votimit brenda lsitës preferenciale të kandidatëve. Në listën e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, pretendonte se shumë vota të tij kishin kaluar te kandidatët e tjerë. Por ajo që doli nga 85 kutitë e para ishte fakti që Alimehmetit i mungojnë vetëm 4 vota nga 11 maji. Ndërkohë që rivalja e tij për të hyrë në listën fituese, Jorida Tabaku ka një mungesë prej 11 votash, të cilat do t’i shtohen pas rinumërimit. Disa kandidatë si Petrit Doda, Petrit Gjorgji dhe Edit Harxhi kanë marrë padrejtësisht 10-14 vota nga numëruesit në 11 maj, ndërkohë që Ilda Zhulali ka parë që i janë hequr plot 13 vota në numërimin e parë të bërë....
Koka nxjerr video që pretendon për ‘tren bullgar’ nga PS, por nuk shfaqet asgjë, Lela: Ka sjellë variantin e shkurtër, por…-Çkemi News
Albania

Koka nxjerr video që pretendon për ‘tren bullgar’ nga PS, por nuk shfaqet asgjë, Lela: Ka sjellë variantin e shkurtër, por…-Çkemi News

  Në studion e Top Story gazetari Bledian Koka ka publikuar një video ku pretendon se është dokumentuar ‘treni bullgar’ nga PS. Ndërsa video transmetohej, në të shfaqej një djalë i ri që vulos një fletë dhe më pas e hedh në kosh, por Koka pretendon se kjo fletë është nxjerrë jashtë dhe më pas i është dhënë votuesit gati, dhe ai pasi është futur në qendër ka hedhur në kuti këtë fletë, dhe ka nxjerrë jashtë fletën bosh që ka marrë nga komisionerët. Ndërsa panelistët i thanë se në këto pamje nuk shfaqet momenti kur fleta nxirret jashtë, Koka tha se ka ngatërruar video dhe ka sjellë variantin e shkurtër, dhe jo atë me 3 minuta e 20 sekonda. Këtë e ka pohuar edhe Alfred Lela....
“Berishës i duhej një grup i fuqishëm humbësish”, Curri: Loja nuk ishte për 11 majin, por…-Çkemi News
Albania

“Berishës i duhej një grup i fuqishëm humbësish”, Curri: Loja nuk ishte për 11 majin, por…-Çkemi News

Analisti Arjan Curri u shpreh në Top Story, Sali Berishës i duhej një grup i fuqishëm humbësish që të qëndrojë si kryetar i PD-së. Referuar zgjedhjeve të 11 majit, Curri tha se ‘Berisha vendosi qentë më të fuqishëm të slitës në fund, dhe jo në fillim”, ndërsa shtoi se ‘loja nuk ishte për 11 majin, por për 12 majin” “Edi Rama që kur bëri listën i vuri qentë e listës në fillim të karrocës. Vuri më të të fuqishmit jashtë që të prodhonin vota. Të bësh vota për Braçen nuk është mëkat apo trim. Qentë më të fuqishëm të slitës nuk i vuri në fillim, por në fund. Kjo ishte një listë humbëse. E ka bërë të tillë se e dinte që do humbiste. Po shikoj Dodën, e keni parë të bëjë fushatë ndonjë ditë? Fushatë ka bërë Jorida Tabaku, Klevis Balliu me ndonjë ‘reels’, Edi Palokën nuk e pashë?...
Meta mbetet përfundimisht jashtë Kuvendit, nuk pranon tërheqjen e kandidatëve të PL: Nga 2008 kam luftuar për…-Çkemi News
Albania

Meta mbetet përfundimisht jashtë Kuvendit, nuk pranon tërheqjen e kandidatëve të PL: Nga 2008 kam luftuar për…-Çkemi News

  Në këto zgjedhje parlamentare, Ilir Meta si pjesë e listës së hapur të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, mbeti jashtë Kuvendit, duke mos siguruar dot mandatin e deputetit. Presidenti i Partisë së Lirisë, ka reaguar sot nga burgu, duke falënderuar 8 mijë votuesit që besuan në mandatin e tij, dhe duke pranuar kështu rezultatin e humbjes së thellë të opozitës në 11 maj. Meta thotë se lidhur me ‘zërat’ që sugjerojnë që të japin dorëheqje nga mandati deputetë e PL që siguruar ulëse në Kuvend për t’ia lënë vendin atij, shprehet se nuk do ta pranojë këtë sepse ka luftuar për përfaqësim vetëm nëpërmjet vullnetit të lirë dhe të hapur të qytetarëve. “Së pari falenderoj rreth 8 mijë zgje...