Krenar që jam pjesë e listave të hapura”, ish-banori i BBV: Nuk jam person që ka ambicie për t’u bërë politikan, por-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Ish-banori i Big Brother Albania Vip 2, Armaldo Kllogjeri do të kandidojë për deputet në listat e hapur të PD për qarkun e Elbasanit.

Lexo dhe...  Ministrja e parë rome e PS! Ina Majko, aktivistja e diplomuar në Itali që lufton për komunitetin-Çkemi News

Gjatë intervistës për Top Story, maestro tha se nuk është person që ka ambicie për t’u bërë politikan, ndërsa shtoi se ka qenë aktiv në vitet ’91 që kur lindi PD.

Lexo dhe...  Fushata në Malin e Zi/ “Forumi shqiptar” kërkon votat në Plavë dhe Guci

Më tej ai theksoi se është krenar që është pjesë e listave të hapura.

“Është pak e çuditshme situata ime që jam pjesë e politikës. Nuk jam person që kam ambicie për t’u bërë politikan. Kam qenë aktiv në vitet ’91, kur lindi PD, por s’kam qenë i zjarrtë me flamurin në dorë. Gjithsesi dua të them që në këtë ditë që jetojmë e kam parë të arsyeshme që Shqipëria po ecën në drejtim të paditur. Kam pasur momente që kam menduar të jetoj jashtë, por kam vendosur të jetoj në Shqipëri. Ndihem i detyruar që të jap kontributin tim në një forcë politike që është PD”, u shpreh ai.

Lexo dhe...  Duke ndjekur përgatitjet për fitoren e 10-të”, Rama bën gati ‘skenën’ ku do të projektojë arritjet e tre mandateve: Së shpejti ‘Shqipëria2030’-Çkemi News

Kush të propozoi në PD?

“Mua më ka propozuar dega e PD, e Gramshit. Kryesia e PD e miratoi që unë të isha pjesë e listave. Jam krenar që jam pjesë e listave të hapura”, theksoi ai.

(Vizituar 149 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share