
Nga Haxhi Lika
NONA ime është HEROINË
Kur kujtoj se nona ime ka punuar më shumë se 35 vjet në këtë repart më mbushen sytë me lot. Me tre turne, me 5 fëmijë, larje, shpëlarje, gatim, pastrim, etj…
Unë shkoja shpesh. Më besoni, kur hyja në repart veshët më gumëzhinin nga zhurma e fortë e makinave që më dukeshin si vagonat e trenit që rendnin pa pushim.
Nona ime shkëlqente mes makinave. Nuk mund të them sa makina mbante në turn, ama dy gjëra nuk i harroj: makinat ishin përherë në punë, se për to kujdesej nona ime.
E dyta, me nonën ndahesha në repart kurse zhurma e madhe e makinave më shoqëronte deri te stacioni i autobusit në Kombinat.
Sa metra basme ka prodhuar Nona ime për 35 vjet punë? Nuk e di. Di vetë sa merr nona ime sot për gjithë ato vite sakrificë, mund, djersë, energji që ka harxhuar e stres që ka kaluar.
Respekt për nonën time dhe nonat e gjithë shqiptarëve. Nderim për sakrificat e atij brezi të vu ajtur e të pashpërblyer./Naishtedikur.info


