Tag: kronike

“44-vjeçarja donte të ndahej nga i dashuri 34 vjeç”, dalin detaje për tragjedinë në Shkodër-Çkemi News
Te Fundit

“44-vjeçarja donte të ndahej nga i dashuri 34 vjeç”, dalin detaje për tragjedinë në Shkodër-Çkemi News

  44-vjeçarja Anila Prendushi u plagos me plumb në kokë nga partneri i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj, paraditen e kësaj të marte në Shkodër, i cili pasi qëlloi partneren vrau veten. Gazetari Teodor Gjerga raportoi se bëhet fjalë për një konflikt të nisur disa ditë më parë. Dyshohet se 44-vjeçarja ka kërkuar që të ndahet nga i dashuri dhe kjo është bërë shkak për debatin mes tyre. Situata ka agravuar brenda automjetit dhe Kol Manaj ka qëlluar me plumb në ballë 44-vjeçaren dhe më pas veten Burime të pakonfirmuara thonë se 44-vjeçarja punonte si psikologe dhe ishte e vetmja që kishte të ardhura në familje dhe mbante edhe të dashurin 34-vjeçar i cili nuk ishte në punë. Kjo mendohet që të jetë arsyeja pse ajo ka kërkuar t’i japë fund lidhjes 5-vjeçare....
Gjirokastër, 13-vjeçarja plagos me thikë 15-vjeçarin, dyshohet për xhelozi
Albania

Gjirokastër, 13-vjeçarja plagos me thikë 15-vjeçarin, dyshohet për xhelozi

    Një nxënës qëllohet me thikë nga një nxënëse. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen ‘18 Shtatori’ në Gjirokastër ku nxënësi A.T 15 vjeç ka ngelur i plagosur me thikë nga një 13-vjeçare nxënëse e shkollë 9-vjeçare ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër   Një nxënës qëllohet me thikë nga një nxënëse. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen ‘18 Shtatori’ në Gjirokastër ku nxënësi A.T 15 vjeç ka ngelur i plagosur me thikë nga një 13-vjeçare nxënëse e shkollë 9-vjeçare ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër. Sapo nxënësi është qëlluar, me mjetin prerës, është vënë re nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë dhe përcjellë menjëherë në spital me makinë të rastit. Policia ka kapur vajzën adoleshente të cilën e ka shoqëruar në ambi...
Erdogan vjen sot në Tiranë/ Nga përurimi i lagjes së re në Laç tek fjalimi në Kuvend. Ja axhenda dhe rrugët që bllokohen
Te Fundit

Erdogan vjen sot në Tiranë/ Nga përurimi i lagjes së re në Laç tek fjalimi në Kuvend. Ja axhenda dhe rrugët që bllokohen

Ditën e sotme,  presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të ketë në një vizitë të ngjeshur disa orëshe në Shqipëri. Pas mbërritjes në Rinas rreth orës 09:00, bashkë me kryeministrin Edi Rama do t’i drejtohen Laçit për të parë lagjen e re të banesave ndërtuar falë mbështetjes të presidentit Erdogan dhe bujarisë të popullit turk. Janë 522 apartamente me vlerë 42 milion euro, kontribut i Turqisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në orën 14:00, në ambientet e kryeministrisë do të mbahet takimi Rama-Erdogan e më pas nënshkrimi i 7 marrëveshjeve e memorandumeve bashkëpunimi. Pjesë e vizitës në Tiranë të presidentit Erdogan është edhe një ndalesë për të parë Xhaminë Ethem Beu pas rikonstruksionit. Ishte TIKA, agjencia turke për bashkëpunim ndërkombëtar financuese e rikonstr...
Tragjike! Shtëpia u përfshi nga flakët, 3-vjeçari ndërron jetë pas dy ditësh
Kosove

Tragjike! Shtëpia u përfshi nga flakët, 3-vjeçari ndërron jetë pas dy ditësh

Tre-vjeçari i cili mori plagë të rënda nga zjarri që përfshiu shtëpinë dy ditë më parë në Ferizaj ka humbur jetën. Fëmija që po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk arriti të përballojë lëndimet dhe mbylli sytë përgjithmonë dy ditë pas zjarrit.       Një shtëpi u përfshi nga flakët pasditen e së shtunës në Ferizaj, ndërsa  fëmija 3 vjeç ishte aty brenda në një dhomë.
U ekzekutua në rezidencën e tij, dalin pamjet e sulmit ku u vra presidenti 52-vjeçar i Haitit
Bota

U ekzekutua në rezidencën e tij, dalin pamjet e sulmit ku u vra presidenti 52-vjeçar i Haitit

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, u vra në një sulm në rezidencën e tij, në kryeqytetin Port-au-Prince. Lajmin e bëri të ditur kryeministri në detyrë, Claude Joseph, ndërkohë që janë publikuar pamjet e atentatit të ndodhur, ku persona ende të paidentifikuar ‘mësynë’ në shtëpinë e tij dhe qëlluan mbi Presidentin. Raportohet që nga ky sulm ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e Presidentit. Joseph tha se “janë marrë të gjitha masat për të garantuar qëndrueshmërinë e shtetit”.       Moise, 53-vjeç, ka qenë në pushtet që prej shkurtit të vitit 2017, pasi Michel Martelly dha dorëheqjen. Ai është përballur me akuza për korrupsion dhe është sfiduar nga disa protesta anti-qeveritare.
E FUNDIT/ Paratë tufa-tufa, dalin pamjet nga sekuestro marramendëse në Portin e Durrësit
Albania

E FUNDIT/ Paratë tufa-tufa, dalin pamjet nga sekuestro marramendëse në Portin e Durrësit

Janë në sekuestruar në Portin e Durrësit 1 mln paund cash në një furgon që vinte nga Anglia. Albeu.com ka siguruar fotografinë ku paratë duken tufa-tufa, të mbledhura me llastiqe.     Forca të shumta policie ndodhen në Portin e Durrësit. Mësohet se paratë ishin fshehur në shasinë e një furgoni mallrash, i cili prej vitesh bënte linjën Angli-Shqipëri, i cili mbërriti në vendin tonë me tragetin e Ancona-s rreth orës 12:00. Dyshohet se sinjalizimi për furgonin ka ardhur që nga Anglia, prandaj dhe furgoni duhej të kontrollohej në ccdo kalim në Portin e Durrësit.     I njëjti shofer ka dhe dy furgona të tjerë në Portin e Durrësit në pronësi të tij. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia.
Krizë e madhe”? Në Kent të Anglisë, “plas” vjedhja e kapakëve të pusetave!
Bota

Krizë e madhe”? Në Kent të Anglisë, “plas” vjedhja e kapakëve të pusetave!

Të paktën 30 kapakë pusetash janë grabitur në Kent, shkruajnë mediat vendase, të cilat e përshkruajnë me habi një zhvillim të tillë. Policia është vënë në gjurmët e hajdutëve, të cilët besohet se ishin veshur si punëtorë në momentin që kanë kryer goditjen. Ajo po kërkon informacione nga banorët, duke i bërë thirrje të tregojnë çdo lëvizje të dyshimtë që kanë parë në zonë. Incidenti ndodhi në një rrugë të vetme, në Knoll Lane.       Mendohet se personat që vjedhin kapakët e pusetave i përdorin ato që t’i shesin më vonë për skrap. Në vendet perëndimore, ndëshkimi nuk është shumë i lartë, por në Kinë kjo konsiderohet shkelje e rëndë. Vitin e kaluar, organet më të larta gjyqësore në vend paraqitën masa të ashpra ndëshkimore kundër njerëzve që dëmtojnë apo ...
Pamjet bëhen virale, Ivanka Trump i ndodh incidenti i rrezikshëm me të birin (FOTO LAJM)
Bota

Pamjet bëhen virale, Ivanka Trump i ndodh incidenti i rrezikshëm me të birin (FOTO LAJM)

Ivanka Trump duket se nuk do ndal kurrë se marri vëmënedjen kryesore të mediave edhe tani që I ati, Donald trump nuk është më Presidenti i SHBA-ve.     Sërfi është fokusi i momentit për Ivanka Trump. Pasi babai i saj humbi zgjedhjet për një mandat të dytë, Ivanka dhe familja e saj u zhvendosën të jetojnë në zonën e Miamit.       39-vjeçarja ishte me tre fëmijët e saj në një kurs sërfi, kur goditi në fytyrë me tavolinën e sërfit djalin e saj më të vogël, Theodore. Fatmirësisht, aksidenti nuk pati pasoja dhe kursi vijoi normalisht, por pamjet u bënë menjëherë virale.