Më 6 Maj 2024, në Prishtinën Dardane shpallet feja e Shqiptarëve: Feja e Shqiptarizmit!

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

SHPËRNDAJ

Nga: Kastriot Berissa

Me 6 Maj në Prishtinën e Dardanisë së Shqipërisë bëhet shpallja zyrtare e fesë hyjnore të Shqiptarëve: FEJA E SHQIPTARIZMIT! Në këtë tubim mbarëkombëtar do të bëhet shpallja zyrtare e Fesë së Shqiptarëve dhe do të shpërndahet libri hyjnor i Shqiptarëve: FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA! Këshilli Kombëtar i Fesë së Shqiptarizmit ju fton të merrni pjesë dhe me vullnet të lirë e besim të plotë të pranoni fenë hyjnore të Shqiptarëve!

***

Lexo dhe...  Koha po punon për NE, por ne jemi duke vepruar kundër vetvetës Kastriot Berissa Kryetar Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar - LSHB

 

FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA🇦🇱Atdheu im dhe feja ime është SHQIPËRIA E BASHKUAR, ndërsa dy Kryezotët e mij janë Gjergj Kastrioti dhe Adem Jashari.

Kujt si përqen kjo e ke të drejtën demokratike që të largoheni nga faqja ime, që të mos më detyroi dhunshëm ta largoj.

GJERGJ KASTRIOTI DHE ADEM JASHARI janë dy profetet e Shqiptarisë! Kruja dhe Prekazi janë dy vendet më të shënjta për shqiptarët!

Feja e SHQIPTARIZMIT është një fe e mveshur nën petkun kombëtarë, një fe që do të shtynte të besosh në një ZOT dhe të dërguarit e tij: Gjergj Kastriotin, Adem Jasharin dhe të tjerët që kombin ta mbajnë të bashkuar, në një fe që ruan traditat kombëtare, gjuhën dhe të gjitha këto nuk lë që të sakrifikohen (siç janë sakrifikuar dhe sakrifikohen edhe sot) në llogari të feve dhe civilizimeve që vijnë nga vende, kombe, kultura e gjuhë të huaja.

Feja e vetme e pranuar për shqiptar është Shqiptarizmi!

Gjergj Kastrioti dhe Adem Jashari janë të dërguarit e ZOTIT.

Shqiptaria është e vetmja fe e pranuar nga ZOTI

(Vizituar 74 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share