“17-vjeçari u plagos në klasë në prani të mësueseve”, gazetarja zbulon shkakun e rëndë -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Gazetarja dhe psikologia, Laureta Roshi ka treguar më tepër detaje rreth ngjarjes së rëndë ku një 17-vjeçarnë Fier u plagos me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

Lexo dhe...  Detaje/ U godit me thikë në qafë në prani të një vajze, 26-vjeçari bie në gjendje kome. Kishte dalë nga burgu i Peqinit 2 javë më parë, ja për çfarë ishte dënuar-Çkemi News

Sipas saj ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e klasës ku të dy 17-vjeçarët vazhdonin studimet, ndërsa të pranishme ishin edhe dy mësuese të cilat ndërhynë.

Lexo dhe...  Ngjarja tronditëse në Tiranë/ Babai dyshohet se vrau të bijën, çfarë zbuloi eksperti i kriminalistikës-Çkemi News

“Nuk është një konflikt i nisur mbrëmjen e kaluar. Ata janë të dy nxënës të të njëjtës klasë. Ka pasur një shkak për këtë që u ka shpëtuar syrit të mësuesve dhe drejtuesve. Ngjarja e sotme në orën 8:00 të mëngjesit, brenda në mjediset e shkollës e në prani të dy mësueseve që kanë ndërhyrë ka tronditur më shumë se dy veta”,-tha ajo.

Roshi tha se sipas informacioneve nga nxënës të tjerë, konflikti ka nisur për shkak të komenteve bullizuese të bëra ndaj autorit të ngjarjes.

Lexo dhe...  Gazetarja serbe: Jam gruaja e tretë e Myftiut të pajetë, dua nga pasuria e tij

“Ky konflikt sipas adoleshentëve që kam takuar në spital, ka nisur për komentet që janë bërë për foton e klasës. Ata janë nxënës të një klase. Shoqëria e personit të dëmtuar ishte në dijeni të këtij konflikti dhe ishin të tronditur që bullizimi ndaj autorit gjeneroi në këtë vepër të rëndë”,-tha gazetarja.

(Vizituar 259 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share