Gazetarja serbe: Jam gruaja e tretë e Myftiut të pajetë, dua nga pasuria e tij

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Myslimani i njohur në Serbi, Muhamer Zukorliç, i cili ka ndërruar jetë disa muaj më parë, është bërë përsëri kryefjalë e mediave për jetën e tij bashkëshortore. Sipas mediave serbe ai kishte dhe një grua të tretë e cila është identifikuar si Belkisa Crnovrshahin, 31-vjeç, gazetare e Novi Pazar. Belkisa është paraqitur në Bashkësinë Islame të Serbisë duke paraqitur shkresa se ishin të martuar sipas Sheriatit dhe se për këtë arsye duhej të kishte pjesë në trashëgiminë e Zukorliçit. bëhet e ditur se martesa është bërë fshehurazi në Stamboll dhe se publikisht Belkisa është e pamartuar dhe asnjëherë nuk është shfaqur me Zukorliçin. Crnovrshanin tha se pretendimet e tabloidëve serbë se ajo ishte në kërkim të pronës në Bashkësinë Islame të Serbisë janë të pavërteta.

“Të gjitha akuzat synojnë të njollosin reputacionin tim si qytetare nderi e Serbisë, si një muslimane e devotshme, si një grua krenare”, ka shkruar ajo.

Fill pas Belkisës, ka reaguar gruaja e dytë e të ndjerit, Elma Elfiq Zukorliç, e cila tha se myftiu ishte një mysliman i mirë, një boshnjak krenar, një djalë i ndjeshëm, një bashkëpunëtor dhe partner biznesi i besueshëm, një bashkëshort i mrekullueshëm dhe një baba akoma më i mrekullueshëm.

“Sa i përket situatës së re, jam e bindur, nëse është e vërtetë, se Myftiu ka respektuar të gjitha parimet e Sheriatit dhe vendimet duhet të merren në përputhje me rrethanat. Më vjen keq që sot nuk po flasim për kontributin që ai ka dhënë në këtë rajon në dekadat e kaluara, por po flasim për të në një mënyrë për të cilën nuk kemi folur gjatë jetës së tij”, tha bashkëshortja e dytë e të ndjerit.

 

 

Belkisa Crnovrshanin tha se pretendimet e tabloidëve serbë se ajo ishte në kërkim të pronës në Bashkësinë Islame të Serbisë janë të pavërteta.

“Të gjitha akuzat synojnë të njollosin reputacionin tim si qytetare nderi e Serbisë, si një muslimane e devotshme, si një grua krenare”, ka shkruar ajo.

Në profilin e saj në Instagram, ajo që të bie në sy është luksi në të cilën jeton Belkis ku shihen çanta dore, atlete të shtrenjta, shami me fije ari. Në fotot u shfaq edhe me “prada” prej 1750 dollarësh por edhe ajo me firmën e Yves Saint Laurent, e cila ka çmime të ngjashme. Kishte edhe atlete “Dior” 1000 dollarë dhe një bluzë “Gucci” 400 dollarë. Muamer Zukorliç, i cili ishte myftiu i Sanxhakut, kreu i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim dhe nënkryetar i parlamentit të Serbisë, vdiq në nëntor nga një atak në zemër në moshën 51-vjeçare, duke tronditur myslimanët në rajon dhe në mbarë botën.

(Vizituar 144 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share