Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 21-vjeçari në Koplik!-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

 

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor “Koplik-Dedaj”. Mësohet se një 21-vjeçar, ka humbur jetën mbrëmjen e ditës së sotme, pasi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Lexo dhe...  Detaje nga mbytja e 7-vjeçarit shqiptar në Kretë/ Nëna e tij po merrej me foshnjën e porsalindur, djalin e morën dallgët…-Çkemi News

21-vjeçari shkruan Pamfleti mësohet se është marrë nga ambulanca, por nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marrë dhe ka ndërrua jetë rrugës për në spital.

Lexo dhe...  Detaje/ U godit me thikë në qafë në prani të një vajze, 26-vjeçari bie në gjendje kome. Kishte dalë nga burgu i Peqinit 2 javë më parë, ja për çfarë ishte dënuar-Çkemi News

Ndërkohë që nga ana tjetër, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Shpërthim me tritol në Vlorë, lënda plasëse i vendoset një biznesi-Çkemi News

“Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Koplik-Dedaj” shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi Gj.Gj., ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Vizituar 61 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share