Prindër kujdes fëmijët nga kjo lojë e rrezikshme në celular! -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Duket se një sfidë e re, e rrezikshme, po qarkullon në platformën TikTok, për të cilën të rinjtë shqiptarë duhet të bëjnë kujdes.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Regjistrohen dy lëkundje të fuqishme tërmeti të njëpasnjëshme në Shqipëri!-Çkemi News

Paralajmërimi vjen nga kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, Armela Krasniqi, e cila ka nxjerrë një njoftim në rrjetet e saj sociale për prindërit dhe adoleshentët. Sfida, prej së cilës, në Rumani kanë përfunduar në spital dhjetëra adoleshentë, me fraktura të rënda, quhet, “Sfida e Supermenit” dhe konsiston në hedhjen me njërën dorë përpara, njësoj si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë.

“Dhjetëra adoleshentë në Rumani kanë pësuar fraktura dhe trauma të rënda pas një tendence në TikTok të quajtur, ‘Sfida e Supermenit’.

Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë.

Lexo dhe...  Si të zbuloni nëse telefoni i juaj po përgjohet nga sistemi i spiunimit të ‘Pegasus’, këto pajisje janë më të ‘sulmuarat’

Nga “loja” e rrezikshme brenda një dite, kanë përfunduar në spital me trauma të rënda, mbi 20 adoleshentë.

Prindër bëni kujdes! Shpjegojuni fëmijëve tuaj rrezikun që fshihet pas tendencave të tilla online!

Fëmijë dhe adoleshentë, mos bini pre e sfidave të tilla. Përveçse rrezikoni shëndetin dhe shpesh jetën, nuk ka asgjë argëtuese në to”, shkruhet në paralajmërimin e bërë nga kryetarja e AMA-s.

Lexo dhe...  Lindje-Perëndim/ Qeliza të rralla, nitrogjen i lëngshëm-si po bëhen të pavdekshëm miliarderët!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

(Vizituar 32 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share