Kriza që po trondit botën? Kush është presidenti që po luan me zjarrin? -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Në një lëvizje dramatike dhe të paparalajmëruar, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen ushtarake të martën në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin YTN. Yoon nuk specifikoi saktësisht se çfarë masash do të merreshin, por e justifikoi vendimin si të nevojshëm për të “mbrojtur rendin kushtetues”.

Lexo dhe...  Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, IDF nxjerr shifrat: U përfshinë 200 avionë, goditëm 500 objektiva. Teherani: 201 të vrarë, mbi 700 të plagosur

Yoon akuzoi partitë opozitare, të cilat kanë shumicën në parlamentin e Koresë së Jugut, për marrjen peng të procesit parlamentar, një referencë me sa duket te një mocion i Partisë Demokratike të opozitës për të shkarkuar disa nga prokurorët kryesorë të vendit dhe refuzimin e propozimit të fundit të buxhetit të qeverisë.

Lexo dhe...  Biden-amerikanëve: S’keni pse shqetësoheni për luftën bërthamore

Në mënyrë më të egër, dhe ndoshta për të fituar mbështetjen popullore për veprimin e tij të jashtëzakonshëm, Yoon përmendi ‘kërcënimin nga forcat e Koresë së Veriut’ dhe dëshirën e tij për ‘çrrënjosjen e forcave të neveritshme antishtetërore pro-Koresë së Veriut që po plaçkitin lirinë dhe lumturinë e popullit tonë’.

Yoon ka qenë nën presion të madh në muajt e fundit pasi ai ka luftuar për të çuar para axhendën e tij. Ai i fitoi zgjedhjet me një diferencë shumë të vogël dhe është përballur me skandale të shumta në lidhje me manipulimin e aksioneve dhe një aferë të turpshme në lidhje me gruan e tij dhe pranimin e dhuratave luksoze si një çantë Dior – për të cilën Yoon duhej të kërkonte falje (‘Ajo duhej të ishte sjellë më mirë’, tha ai).

Lexo dhe...  Situatë alarmante në Kaliforni! Stuhia e fuqishme godet vendin, pritet që dëbora të arrijë deri në 12 metra

Njoftimi i Yoon është një kujtesë se sa e paqëndrueshme dhe e dhunshme ishte politika e Koresë së Jugut në të kaluarën jo shumë të largët. Bëhet fjalë për një periudhe të tmerrshme, për të cilën ai është shumë i vetëdijshëm. Në fund të vitit 1979, presidenti autokratik Park Chung Hee u vra nga drejtuesi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Koreane.

Lexo dhe...  Anakonda më e madhe në botë vritet një muaj pasi u zbulua

Kjo përshpejtoi një grusht shteti që vendosi një diktaturë ushtarake me gjendjen e shtetrrethimit të vendosur në të gjithë vendin. Goditja brutale kulmoi me shtypjen e një kryengritjeje civile në qytetin e Gwangju (masakra e Gwangju, e cila mori qindra jetë).

Lexo dhe...  Tension në Shtëpinë e Bardhë, Trump dhe Vance fusin në mes Zelenskin: Je mosmirënjohës, po rrezikon Luftën e Tretë Botërore!-Çkemi News

Babai i Yoon ishte një profesor universiteti në kohën kur të gjitha kolegjet u mbyllën nga regjimi ushtarak si qendra të mundshme të opozitës. Vetë Yoon ishte aq i prekur nga kryengritja e Gwangju, saqë ai improvizoi një gjyq si prokuror ku kërkohej dënimi me vdekje për Chun Doo Hwan (presidenti i republikës, i cili uzurpoi pushtetin pas vrasjes së Park Chee Hee). Nga frika e burgimit për pjesëmarrjen e tij në këtë gjyq të improvizuar ai u arratis në provincën Gangwon.

Lexo dhe...  Izraeli merr përgjegjësinë e sulmit vdekjeprurës në kampin e refugjatëve në Gaza: Shënjestruam komandantin e Hamasit

Referenca e Yoon për ndërhyrjen e Koresë së Veriut në punët e vendit është një tjetër jehonë e atyre ditëve të errëta. Koreja e Veriut u përfol se ishte përfshirë në ngjarjet e fillimit të viteve ’80, megjithëse studimet e fundit e kanë deklaruar këtë të pamundur. Raportimet për trupat e Koresë së Veriut, që luftojnë në Ukrainë, kanë rritur ankthin rreth kapacitetit të shtetit komunist për të vepruar përtej kufijve të tij.

Lexo dhe...  Sulm terrorist” në një zonë ushtarake ruse

Çfarë po mendon Yoon që po luan me zjarrin kështu? Nuk është ende e qartë. Duket si një lëvizje e dëshpëruar e një njeriu në qoshe të ringut, të cilit i kishin mbaruar opsionet. Yoon kaloi një çerek shekulli si prokuror, duke hetuar korrupsionin shtetëror dhe duke krijuar një listë të gjatë armiqsh. Mund të ndodhë që, pasi më në fund arriti majën dhe zbuloi se i duhej ende të luftonte për çdo pëllëmbë toke, ndërsa ishte i zhytur në skandalet e tij dhe të kolegëve të tij, ai shpërtheu.

Lexo dhe...  Ukraina me flotë modeste/ Komandanti ukrainas: Po na sulmuan, do të mbrohemi me çdo armë që kemi

Ka shumë pak gjasa që gjërat të funksionojnë për të. Nuk është e qartë nëse Yoon ka autoritetin për të miratuar llojin e masave që sugjeron termi “ligj ushtarak”. Nëse ai nuk mund ta kalojë buxhetin e tij përmes parlamentit, si do të nxisë një goditje mbarëkombëtare?

Lexo dhe...  Alarm për raketë në Tel Aviv! Ekipi i Scholz në panik, shtrihen përtokë

Ai mund të mos ketë as mundësinë për të provuar. Udhëheqësi i Partisë Demokratike, Lee Jae-myung ka thënë se masa është ‘jokushtetuese’ dhe kreu i vetë partisë së Yoon (PPP – Partia e Pushtetit Popullor) e ka quajtur atë ‘të gabuar’ dhe është zotuar për ta bllokuar.

Ditët e ardhshme duhet të jenë shumë interesante.

(Vizituar 135 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share