Biden-amerikanëve: S’keni pse shqetësoheni për luftën bërthamore

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Presidenti amerikan Joe Biden u ka bërë thirrje amerikanëve që të mos shqetësohet për luftën bërthamore, pasi Rusia vendosi forcat e saj parandaluese bërthamore në gatishmëri të lartë.

Perëndimi që atëherë e ka dënuar vendimin, por situata nuk është përshkallëzuar më tej. Më herët, SHBA tha se nuk do të rriste nivelet e veta të alarmit bërthamor.

Të dielën presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi kalimin në një regjim të veçantë të shërbimit të forcave të ushtrisë që kanë kontrollin e mbushjeve bërthamore të Rusisë. Urdhri i liderit rus erdhi “ për shkak të deklaratave agresive nga Perëndimi” pasi ai urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

 

 

Kujtojmë se SHBA dhe Rusia kanë arsenalin më të madh bërthamor në botë.

(Vizituar 149 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share