Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinion publik në Greqi, ku një efektiv i Policisë për sigurinë e Kuvendit, akuzohet se ka abuzuar s*ks*alisht me 4 fëmijët e mitur, tre vajza dhe një djalë.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Tërmet i fortë në Peloponez të Greqisë, banorët braktisin banesat, ja sa ishte magnituda

Ka qenë bashkëshortja e tij, po ashtu punonjëse e policisë greke, e cila ka bërë denoncimin në komisariat, ku ka treguar makthin që ajo dhe fëmijët e mitur kanë kaluar prej 8 vitesh.

Nga dëshmia e gruas, ajo tregon se si burri i saj e ka dhunuar fizikisht atë dhe tre vajzat e mitura dhe djalin e tyre.

Lexo dhe...  Shpërthimi masiv rrëzon trenin rus me ngarkesën misterioze, mes dyshimeve për sabotazh nga Ukraina (fotot)

Por dëshmia e saj ka tronditur akoma më shumë, kur tregon se si polici i ka p**rdhunuar vetë vajzat e mitura dhe si të mos mjaftonte kjo, babai monstër ka detyruar djalin të kryente marrëdhënie s**ks*ale me motrat, ndërsa ai i shikonte.

Gjithashtu, sipas deklaratës së saj, edhe ajo ka qenë pjesë e ketyre akteve të turpshme pasi bashkëshorti e ka detyruar të abuzojë edhe ajo me fëmijët.

Lexo dhe...  Jam shumë e bukur për të qenë fëmija juaj”, vajza detyron nënën të bëj ADN, fundi i hidhur i familjes

“Më ka detyruar me dhunë fizike të ngacmojë fëmijët, ndërkohë që ai ka parë edhe ka marrë pjesë në akte”.

Pas denoncimit në polici, menjëherë është bërë arrestimi i punonjësit të policisë i cili prej vitesh shërbente në ekipin për sigurimin e Kuvendit.

Lexo dhe...  Me një raketë Satan-2 duhet të godasim Anglinë”, i besuari i Putin zbulon planin: Skocia e Uellsi do jenë të pavarura, dy Irlandat do të bashkohen

Gjithashtu, një hetim ka nisur për gruan, e cila po ashtu është me detyre police, a ka abuzuar sepse ka qenë e detyruar fizikisht dhe psikologjikisht nga burri, apo ka marrë pjesë në akte me dëshirë.

Rasti i tmerrshëm u zbulua më 29 nëntor, ndërsa hetimet nga oficerët e policisë vazhdojnë.

Lexo dhe...  Skandal në Francë/ Drogoi deputeten për të abuzuar me të seksualisht, arrestohet senatori

Mediat greke raportojnë se; bashkëshortja e kishte denoncuar edhe më herët për dhunë fizike, dhe pas këtij denoncimi, punonjësit të sigurisë në Kuvend i ishte hequr arma pasi rezultoi me probleme psikologjike.

Një pyetje që ka lindur në mënyrë të arsyeshme është se si një person i akuzuar për dhunë, me probleme psikologjike vazhdonte të shërbentë në radhët e policisë?

Lexo dhe...  Zhurma e sirenave “pushton” Izraelin, rrëzohen dhjetëra dronë

Pas akuzës ndaj tij, punonjësi i policisë dyshohet se i ka thënë nënës se ka tentuar të vriste veten, për këtë arsye është dërguar në spitalin psikiatrik të Ushtrisë.

Ditën e sotme, Gjykata ka marrë vendimin ndaj tij për ta lënë në burg