Kush është burri që e qëlloi? Shoferi i shkollës: Martinin të premten e rrahu një person i rritur! -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Se


Një shofer që merrte fëmijët nga shkolla “Fan Noli” për t’i dërguar ata në shtëpi dhe anasjelltas, ka treguar për News 24 se të premten e kaluar, tre ditë para vrasjes me thikë të Martin Canit, një person i rritur e kishte rrahur atë përpara shkollës.

Shoferi tregoi se Martini 14 vjeçar vetë i kishte treguar se një “burrë i madh” kishte shkuar të shkolla dhe e kishte qëlluar.

Lexo dhe...  Emigracioni i lartë, Shqipëria po “korr” pasojat e mungesës së investimeve në arsim dhe tek të rinjtë

Madje, sipas shoferit një person me biçikletë është ndalur para shkollës dhe ka debatuar me fjalë me këtë shtetas, se përse ai po rrihte 14 vjeçarin.

“Martinin e kishte gjujt një burrë i madh. Fliste me ato të vetat, shante. I thashë mos shaj. I thashë dhe policëve, një burrë i madh e ka goditur të premten, nëse hapni kamerat i gjeni. Atij burri i foli një person me biçikletë, i thoshte si e qëllon ti atë djalin, kush je ti.

Lexo dhe...  Vendimi i qeverisë, ja data kur do mbyllet TikTok-u në Shqipëri! Çfarë kërkoi AEKP!-Çkemi News

Dje pastaj nuk e takova dot Martinin, kur shkova unë…

Mora kalamajtë klasës së parë dhe kur u ktheva pash shumë fëmijë që po iknin me vrap por nuk e dija se çfarë ndodhi. Sa u afrova, më thanë ata fëmijët hajde shpejt se Martinin e kanë therur me thikë”, u shpreh shoferi që transportonte nxënësit e shkollës “Fan Noli”.

Kjo deklaratë duhet të shërbejë si indicje dhe për Policinë e Shtetit, e cila duhet të gjejë se kush është ky person që ka qëlluar përpara shkollës Martin Canin.

Shoferi u shpreh se ua ka thënë policëve këtë fakt, por mbetet në dorën e hetuesve nëse ajo është administruar si provë apo indicje.

Lexo dhe...  Udhëhoqi sulmin në veri të Kosovës, Serbia arreston Milan Radojçiç

Nga informacione të ndryshme që kanë rrjedhur në media, është mësuar se tre ditë përpara ngjarjes së djeshme ku Martin Cani u qëllua për vdekje me thikë në zemër, ai ishte konfliktuar e bashkëmoshatarin Mario Përlleshaj.

(Vizituar 452 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share