Fredi Beleri del nga burgu për t’u betuar si eurodeputet në PE, flet për mediat greke: Jam i lumtur-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Fredi Beleri ka lënë ambientet e burgut të Fierit mëngjesin e së hënës pas lejes së marrë nga Drejtoria e Burgjeve për t’u betuar si eurodeputet në Strasburg. Ai është pritur nga një mjet i ambasadës greke, ku është nisur për Tiranë dhe më pas do të fluturojë drejt Athinës.Në një prononcim për mediat greke, ai tha: “Faleminderit për mbështetjen gjatë gjithë këtyre muajve, jam i prekur dhe i lumtur, të tjerat do të diskutohen në Athinë”.

Një ditë më parë, Drejtoria e Burgjeve i dha leje pesë ditore për të udhëtuar drejt Strasburgut për t’u betuar si eurodeputet i zgjedhur nga radhët e partisë Demokracia e Re në Greqi. Sipas të dhënave, Beleri pritet të udhëtojë i vetëm drejt Francës, i pashoqëruar nga efektivë të burgjeve, dhe do të qëndrojë atje nga data 15 korrik deri në datë 20 korrik, ditë në të cilat do të zhvillohen edhe punimet e Parlamentit Europian.

Lexo dhe...  Si Gjovalin Prendi u qëllua brenda lokalit të tij/ Detaje nga atentati mafioz që tronditi Lezhën! Viktima, babai i Roan Brahimit, i ekzekutuar në Greqi-Çkemi News

 

Beleri ka kërkuar të qëndrojë ne Strasburg për të pakten 5 ditë, e në rast se do t’i duhet më shume kohë qendrimi duhet të komunikojë me komisariatin më të afërt në vendin ku do të qëndrojë, si dhe me institucionet shqiptare. Leja që iu dha Belerit nga drejtoria e burgjeve i përket kategorisë së lejes shpërblyese, e cila iu jepet të dënuarve deri në 3 vjet burg dhe që kanë vuajtur 3/4 e dënimit.

Lexo dhe...  Beleri kundërshton dekretimin e datës së zgjedhjeve, avokatja në seancën gjyqësore: Paditësi cenohet drejtpërdrejt! Presidenca: Padia nuk është paraqitur e saktë-Çkemi News

Sipas kritereve të kërkuara nga Drejtoria e Burgjeve, Alfred Beleri ka dorëzuar të sakta, biletat e avionit, listën me emrat e personave qe do ta shoqërojnë si dhe adresën e vendit ku do të qëndrojnë. Gjithashtu, Belerit i është bërë e ditur se nëse ka tentativa për largim, ai rrezikon një dënim tjetër me 5 vite burg.

Lexo dhe...  144 vite nga lindja e Milan Shuflaj! Përkujtohet albanologu kroat, mbështetës i idesë së ilirëve

Alfred Beleri është dënuar me 2 vite burg për shitblerje të votave. Dënimi përfundon në muajin tetor, kur dhe pritet të lirohet nga burgu./abcnews.al

(Vizituar 177 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share