Zbulohen emrat e parë të “Big Brother VIP”, kush janë personazhet e famshëm që kanë marrë ftesë për t’u bërë pjesë e shtëpisë-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Pa kaluar ende mirë fama e “Big Brother VIP 3”, duket se produksioni po përgatitet për një tjetër edicion. Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, bëhet me dije se “Big Brother VIP 4” do të nisë brenda këtij viti, përkatësisht në muajin dhjetor

Lexo dhe...  URGJENTE! Të ndihmojmë Irmën të shohë vajzat e saj kur rriten, 29-vjeçarja me leucemi akute!

Ndonëse në rrjet është përfolur se ky edicion do të jetë vetëm me VIP-a nga tri edicionet e para, ky projekt është zhvendosur në kohë. Edhe këtë sezon do të kemi mundësi që të shohim personazhe që e kanë për herë të parë pjesëmarrjen në këtë edicion. Në intervista të ndryshme, vetë artistët kanë pranuar se kanë marrë një ftesë për të qenë pjesë e këtij edicioni. I fundit mes tyre ishte reperi Cozman.

Lexo dhe...  Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës së Lartë gjatë komunizmit, konsiderohej si “xhelati” i regjimit

Në një intervistë dhënë ditët e fundit, ai e ka lënë evazive përgjigjen. Mes të tjerave, për pyetjen nëse e ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e katërt të spektaklit, Cozman tha se ftesën e ka marrë më shumë se 5 herë, por e ka refuzuar. “5 oferta kam refuzuar. “Big Brother Albania” dhe “Big Brother Kosova”, u shpreh reperi. Shkak për refuzimin e tij ka qenë agjenda e ngjeshur që ai ka pasur. Por duket se edicioni i radhës mund të sjellë edhe një përgjigje pozitive. E teksa ende nuk dihet data se kur do të nisë “Big Brother VIP”, duket se është zbuluar banori i parë i shtëpisë së madhe.

(Vizituar 237 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share