Ish-kryeministrat grekë sulmojnë ashpër Mitsotakis: Shqipëria po na poshtëron!-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share
Kostas Karamanlis, Antonis Samaras, Kyriakos Mitsotakis

“Greqia është poshtëruar nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”.

Kështu kanë deklaruar ish-kryeministrat e së djathtës greke, Kostas Karamanlis dhe Antonis Samaras teksa kritikuan ashpër Kyriakos Mitsotakis.

Ata madje kërkuan të vënë veton ndaj kursit të Shqipërisë në BE dhe të largohen nga “Marrëveshja e rrezikshme kombëtare e Prespës”.

Lexo dhe...  Infektohet me Covid-19 Petrit Vasili/ Nënkryetari i Kryemadhit shtrohet në reanimacion

Ai tha se Greqia ka marrë “poshtërim njëri pas tjetrit”, nga maqedonasit e veriut, nga shqiptarët dhe, natyrisht, nga turqit”, duke i bërë thirrje kryeministrit “të kthehet në trashëgimitë historike të partisë”, ti vërë veton ndaj kursit të Shqipërisë në BE dhe të shkëputet nga “Marrëveshja e rrezikshme kombëtare e Prespës.

Samaras, i cili shërbeu si kryeministri i 14-të nga viti 2012 deri në 2015, pati kritika ndaj qeverisë greke për martesën e të njëjtit seks, modelin e qeverisjes dhe politikën e jashtme, shkruan eKathemerini..

Lexo dhe...  VIDEO/ Rrëzimi i avionit me pasagjerë në Brazil, dalin pamjet tronditëse të momentit kur bie pranë zonës së populluar-Çkemi News

Në lidhje me martesën e të njëjtit seks, ai tha se kundërshtimet e ish-liderit nuk u morën parasysh, duke u ankuar “për festimet e ministrave, përkëdheljet me personat LGBTI… ndërsa një e treta e deputetëve të partisë sonë nuk e votuan”.

Samaras, e përshkroi rezultatin e zgjedhjeve evropiane si një “shuplakë të fortë në fytyrë” për Demokracinë e Re, duke argumentuar se ajo është bërë “më e vogël dhe më e frikshme”.

Ndryshe nga Samaras, Karamanlis, i cili shërbeu si kryeministri i 10-të i Greqisë nga viti 2004 deri në 2009, nuk përmendi qeverinë apo Mitsotakis me emër, por ai ishte gjithashtu ishte shumë kritik ndaj saj dhe BE-së, si dhe politikës së jashtme.

Deklaratat e Karamanlis dhe Samars u bënë gjatë një prezantimi të librit në Muzeun e Luftës në Athinë.

(Vizituar 330 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share