
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, është infektuar me Covid-19.
Burime për CNA.al bëjnë me dije se Vasili është shtruar në një spital privat dhe ndodhet në reanimacion.
Nga informacionet paraprake, ende nuk dihet se nga është infektuar ish-ministri i Shëndetësisë.
Ndërkohë që kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pretendon se Covid-19 nuk ekziston, nënkryetari i saj tashmë po lufton me virusin e padukshëm.
Është vënë re se anëtarët e LSI-së lëvizin pa maska nëpër qytete të ndryshme dhe për këtë gjë është gjobitur dy herë Monika Kryemadhi./ CNA.al
(Vizituar 10 here, 1 vizita sot)
