Projekti i gazit azer në Evropë, ja shuma që përfiton Serbia. Shqipëria përjashtohet!

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Naskë Afezolli, ideator i TAP në Dritare Tv ka komentuar projektin bullgaro-serb të gazit azer në Evropë.

Zoti Afezolli deklaroi se Shqipëria nuk përfiton asgjë nga projekti, ndërsa Serbia do të marrë rreth 600 milionë deri në fund të vitit 2024.

Ndër të tjera zoti Afezolli theksoi se ka informacion se në vendin tonë Greqia do të ndërtojë një termocentral, ku do të shkaktojë ndotje të madhe, ndërsa fitimet do të shkojnë në Athinë.

“Serbia merr nga kapaciteti i TAP, 600 milionë. Nuk është sasi e vogël, por rreth 6% të kapacitetit dhe Shqipëria zero. Nga ana ekonomike, Serbia zhvillohet, ne jo. Shqipëria do inxhinier, ekspertë jo me përralla dixhitalizimi, për të mashtruar popullin. Jam kundër bllokimit total që i bëhet Shqipërisë, e vetmja viktimë në këto vite.

 

Kam informacione se një kompani greke do të ndërtojë një termocentral në Shqipëri, për përfitim të tyre, skemë si në Devoll. Pra, ndotja të bëhet në Shqipëri, fitimi të shkojë në Shqipëri. Shqipëria nuk përfiton, për fat të keq”, tregoi Afezolli./M.K-dritare.net

(Vizituar 182 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share