Islami ishte dhe është fatkeqësia jonë kombëtare.

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

“Islami ishte dhe është fatkeqësia jonë kombëtare.
Islamin na e dhanë me dhunë. Sa herë e kujtojmë, i kujtojmë hordhitë osmane që e shkretuan Arbërinë, vranë gjysmën e popullatës, rrënuan altarët tona, kulturën materiale e shpirtërore, e ndaluan gjuhën tonë dhe imponuan fenë e zakonet e tyre. Shumë gjak e varre na ndajnë me turqit, arabët dhe aziatikët e Perandorisë osmane që na e shartuan islamin me shpat e me zjarr.

Lexo dhe...  Korçari bëhet “hit” në internet, momenti “epik” kur i shpjegon turistit si të shkojë në Shkodër

Pesëqind vjet pushtimi ishin pesëqind vjet vdekje të ngadalshme, të dhunshme dhe të pashembullt në historinë evropiane. Edhe pas njëqind e ca vjetësh që kur ikën pushtuesit otoman, plagët nuk i kemi shëruar, pasojat nuk po i sanojmë. E ndjejmë në palcën kurrizore dhe në çdo pore të jetës fenë e imponuar. Islami po na e rrezikon edhe të ardhmen.

Lexo dhe...  Nga Siria, mesazhi i vajzës shqiptare: Shteti, tallet me ne, veç tallen!

Në traditën islame, gruaja viktimë e përdhunimit, detyrohet të martohet me burrin që e çnjerëzoi. Shqiptarët mu si gruaja e përdhunuar kanë bashkëjetuar me dhunuesin islam pesëqind vjet. Ndërkaq, një shtresë sociale kanë nis të mësohen me te, të tjerët janë mrekulluar nga forca e tij mu si gruaja e çoroditur që nis e dashurohet në përdhunuesin dhe në fuqinë e tij mashkullore. Por shumica kanë vuajtur nga ky dhunim, vuajnë edhe sot shpirtërisht. Vuajtja është edhe më e madhe kur e shohin se janë të pafuqishëm ta ndryshojnë gjendjen, ta zhbëjnë historinë.

 

Si ta shpjegojmë atë shtresë sociale (kryesisht të varfrit e skajshëm dhe të paguarit nga shoqatat islamike) që duan ta zbukurojnë fenomenin e shëmtuar të përdhunimit? Patologji sociale? Sëmurje mentale? Fenomen të pashpjegueshëm e të çoroditur? Është “Sindromi shqiptar”, që fatkeqësisht nga psikologët e sociologët nuk është trajtuar e analizuar, ndërsa duhej të trajtohet, sepse është shumë herë më i rënd dhe më i çoroditur se sa Sindromi i Stokholmit”.

(Vizituar 4 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share