Mos na ço në bankë o KM, se ne mezi marrim frymë…”

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Tirana dhe qytetet e tjerë janë pushtuar, nga atmosfera magjike e festave por duket se të moshuarit me pak të holla në xhep nuk po u gëzohen atyre.

Problemet janë financiare por edhe mosdakordësi me vendimin e fundit të qeverisë. Vaskë Çifligu, shpreh në një letër dërguar në DITA pakënaqësinë e tij:

 

“Kryeministri, zoti RAMA, duhet ta dijë se sot ne pensionistëve për arsye moshe dhe shëndetësore, pensionin Posta na e sjell në shtëpi. Na njoftuan se tash e mbrapa duhet të vemë për ta marrë në Bankë. Ky njoftim për ne është hidhërim. Kjo masë është e favorshme për ata pensionistë që kanë moshë e shëndet që ecin dhe nuk lëngojnë, jo për ne që mezi marrim frymë.


Ju lutemi gjeni mënyrën për ta vënë në dijeni zotin kryeministër ta lërë siç ka qënë rregulli j mëparshëm se janë një numur relativisht i madh pensionistësh të cilët paguajnë Postën për të marrë atë lëmoshë. Me respekt pensionistët Frosina Çifligu (Negovani) dhe Vasil Çifligu” – shkruan z.Çifligu në një letër dërguar në redaksi.

Edhe bonusi i fundvitit, ka shkaktuar debate te pensionistët. Ata shprehen se me çmimet e tanishme 5.000 lekë nuk mjaftojnë, dhe së paku bonusi duhet të ishte të paktën 10 mijë lekë të reja.

Një pjesë e mirë e të moshuarve e kanë tërhequr bonusin, por e kanë shpenzuar menjëherë për medikamente të nevojshme, apo detyrime financiare të përmuajshme. Të tjerë i kanë blerë që tani produkte ushqimore për tryezën e fundivitit.

👉 Free Ads in ckemi.net 🤙

Ja disa nga mesazhet e tyre:

– “Më atë 50 mijë lekshin, unë si pensionist, jo unë, po të tërë nuk jemi të kënaqur, për arsye se me këto çmime, që janë sot në treg, ai 50 mijë leksh është pesë me hiç. Nuk mundem ta bëj unë festën me ato para, as unë e as të tjerët si unë”.

– “Ehh të paktën ta kishte dyfishuar po ta kishte bërë 100 mundet të kishte njëfarë kënaqësie diçka do bënim për Vitin e Ri.”

– “Ta kishte bërë 100 të paktën, ta kishte rrumbullakosur me dy zero.”

– “I prisha sot i mora antibiotik edhe një ilaç tjetër, bën 15 mijë lekë. Po edhe po s’dolën do na ndihmojnë fëmijët. Ato ikën u prishen, ca janë 50 mijë lekë sot me këto çmime”

✅ New Spot✔
***** 👀 🙆 *****

– “Nuk bën dot asnjë gjë, çfarë do bësh do paguash ujin, do paguash dritat, do blesh mish me 15 mijë lekë kg, do blesh djathë çfarë do blesh. Po ne e kemi tërhequr. Festat e fundivitit do t’i kalojmë me mundësitë tona që kemi. Qejfin e bëjnë deputetët me ato rrogat stratosferike dhe hajdutët e maskarenjtë se u ka ardhur koha”.

– “E tërhoqëm kemi blerë arra dhe sheqerin se e kemi për tradite të bëjmë bakllava, dhe do ta festojmë me rrogën, është dite e shënuar kjo festë e vitit te ri, atë e kemi tradicionale”.

n.s. / dita

👍 🆗

(Vizituar 165 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share