Pyetja gozhduese që Grida Duma i bëri ish-burrit të Parashqevisë qe asnje se kuptoi, ja cfare i nxorri -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe, bëri daljen e tij të parë publike mbrëmjen e të mërkurës, pas publikimit të pamjeve virale të këngëtares.

Lexo dhe...  Parashikimi i motit për datën 28 dhjetor 2023

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Top Story” me Grida Dumën, Roberti ndau detaje nga historia e tij me Simakun, për ngjarjet që kanë ndodhur mes tyre, raportin e saj me djalin dhe aspekte të tjera të jetës së tyre.

Mirëpo gjatë intervistës, u vu re se Roberti shpesh anashkalonte pyetjet, duke mos dhënë përgjigje të drejtpërdrejta.

Lexo dhe...  Po presim një mobilizim europian”, Macron: Nuk do të ketë më rrjete sociale për personat nën 15 vjeç në Francë-Çkemi News

Kjo sjellje nuk i shpëtoi vëmendjes së Grida Dumës, e cila është e njohur për përgatitjen dhe qasjen e saj të drejtpërdrejtë.

Në një moment, kur Grida e pyeti: “Dhe ajo [Parashqevia] në jetën tënde çfarë kapitulli ishte?“, Roberti tentoi sërish të shmangte temën, duke filluar të flasë për Shqipërinë:

Lexo dhe...  Gruaja shqiptare sa është e re ka frikë nga babai, kur martohet nga burri dhe kur plaket ka frikë nga djali’

“Ishte një kapitull që s’mund të ma marrë askush. Unë akoma nuk kam gjetur një amerikan tjetër që të ketë qenë në vendet ku është rrëzuar pushteti. Të jetë ndodhur aty kur është rrëzuar presidenti, në vende ku nuk kishte drita për orë të tëra. Nuk do ta harroj kurrë përvojën në Shqipëri. Ka qenë një përvojë unike,” tha ai.

Por Grida ndërhyri me shkathtësi, duke e rikthyer bisedën te pyetja kryesore:
“Po Robert, por nuk të pyeta për Shqipërinë, por për Parashqevinë.”

Lexo dhe...  SPAK prek nervin e 21 Janarit: Lala zbulon lëvizjen që çon te urdhri për të shtënë mbi protestuesit”-Çkemi News

Ky moment tregoi aftësinë e moderatores për të mbajtur fokusin te tema dhe për të kërkuar përgjigje të qarta, edhe kur të ftuarit tentojnë t’i shmangen.

(Vizituar 117 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share