22-vjeçari vritet nga gruaja që i kërkoi ndihmë në rrugë, tha se i është prishur makina

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një student në Florida është qëlluar për vdekje nga një grua që u ndal ta ndihmonte në rrugë. Adam Simjee, 22 vjeç, u vra në Pyllin Kombëtar Talladega në Alabama Lindore pasi u ndal në anë të rrugës për të ndihmuar gruan e quajtur Yasmine Hider, e cila tha se makina e saj ishte prishur.

I riu dhe e dashura e tij u përpoqën shumë që ta ndiznin e ta rregullonin makinën e gruas por në një moment ajo nxorri një armë dhe e detyroi çiftin të hynte në pyll. Gruaja i kërkoi çiftit të hiqnin celularët dhe të dorëzonin të dhënat e tyre bankare, por në këtë moment i riu nxorri një armë për të mbrojtur veten dhe të dashurën e tij.

Gruaja qëlloi disa herë ndaj 22-vjeçarit, ndërsa ky për vetëmbrojtje qëlloi ndaj saj duke e plagosur. I riu u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa gruaja u dërgua në spital për të kuruar plagët e saj, ku më pas u akuzua për vrasje.

E dashura e 22-vjeçarit tregoi se ata të dy po eksploronin shkretëtirën e Alabamës dhe po përgatiteshin për të filluar vitin shkollor në Universitetin e Floridës Qendrore në Orlando. Ajo tha se gruaja që ata po ndihmonin i futi në pyll dhe aty nisi të qëllonte ndaj tyre. E reja telefonoi menjëherë ambulancën dhe filloi t’i jepte ndihmën e parë të dashurit të saj por kur mjekët mbërritën në pyll ai u deklarua i vdekur.

Gruaja e cila u plagos, iu lut për mëshirë vajzës që ta lejonte të ikte nga vendi i ngjarjes sepse nuk duhet të kishte ndodhur kêshtu duke thënë se ajo kishte një fëmijë’. Ndërsa priste 30 minuta që policia të mbërrinte, vajza i tha Hiderit se dyshja do t’i jepte ushqim dhe para dhe nuk duhej të qëllonte ndaj tyre.

(Vizituar 123 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share