
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sulmin rus ndaj ushtarëve të uzinës në Gramsh. Mësohet se një shtetas rus ka tentuar të fotografojë ambientet e zonës ushtarake, por në momentin që ai është përballur me ushtarët shqiptarë ai ka përdorur spray neuroparalizues ndaj tyre.
Pavarësisht faktit se janë lënduar nga lënda djegëse e përdorur nga rusi, ushtarët kanë arritur ta neutralizojnë dhe ndalojnë. Ndërkohë dy shtetasit që shoqëronin këtë rus janë ndaluar pak çaste më pas në një automjet tip “Chevrolet”.
Mësohet se rusët e ndaluar janë Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin, 24 vjeç, por ende nuk dihet identiteti i rusit të tretë i cili është 25-vjeçar.

(Vizituar 9 here, 1 vizita sot)
