DETAJET/ Zanafilla e ngjarjes së rëndë në Kamëz, babai bëri “për spital” 6-vjecaren, dyshohet edhe për përdhunim

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në zonën e Kamzës ku protagonist kanë qenë babai dhe vajza e tij 6-vjecare.

I ati ka dhunuar vajzën e tij 6-vjecare brutalisht dhe kjo e fundit ka përfunduar në spital.

 

Lexo dhe...  Arrestohet xhaxhai përdhunues/ Nëna në Gjirokastër: Abuzon me vajzën time prej vitesh

 

 

27-vjecari ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës fill pas ngjarjes së rëndë.

Denoncimi për dhunë ndaj të miturës nga babai i saj në Kamëz është bërë ditën e premte nga e ëma.

Burimet thonë se gjendja shëndetësore e të miturës është e rëndë.

Ajo ka pësuar fraktura të rëndë në trup kryesisht nga goditjet e forta në gjymtyrë dhe në fundshpinë.

U

Blutë e komisariatit nr. 5 kanë bërë menjëherë arrestimin e babait të të miturës shtetasin R.K., 27 vjeç.

Ky i fundit është një person problematik i denoncuar disa herë nga bashkëshortja e tij për dhunë dhe agresivitet.

Denoncimi nga nëna e të miturës është bërë për dhunë fizike, ndërsa të miturës po i bëhen kontrolle mjeko-ligjore pasi ka dyshime edhe për abuzim seksual, diçka e cila nuk është konfirmuar ende.

Në dëshminë e saj para bluve të Kamzës, nëna e të miturës rrëfen se kur është kthyer nga puna ka konstatuar dhunën barbare të të atit kundrejt të bijës dhe më pas ka njoftuar policinë.

 

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.” – bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/

(Vizituar 650 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share