Tag: Sport

Legjenda braziliane, Romario sot 60 vjeç, vazhdon “shënon” në jetën private, lidhet me një 25-vjeçare
Bota

Legjenda braziliane, Romario sot 60 vjeç, vazhdon “shënon” në jetën private, lidhet me një 25-vjeçare

Legjenda braziliane e futbollit është ndarë përgjithmonë nga 23-vjeçarja Alicia Gomez që nga nëntori dhe duket se prej rreth një muaji ai është në një lidhje me Tiffany Barcelos, një TikToker-re dhe trajnere fitnesi. Romario është një nga figurat më të përfolura në Brazil. Një legjendë e futbollit të vendit, ai ka ngritur një Kupë Bote me “Seleção”-n, duke u bërë shumë popullor në vend. Ai tani është bërë anëtar i qeverisë braziliane dhe është aktiv në jetën politike të vendit. Megjithatë, ka shumë diskutime edhe rreth zgjedhjeve të tij në jetën personale. Legjenda 60-vjeçare ishte në një lidhje për rreth një vit me studenten 23-vjeçare Alicia Gomez, por lidhja e tyre përfundoi në nëntor. Megjithatë, gjatë javëve të fundit, ai është parë shpesh duke kal...
Juventus, nuk ka mrekulli, Chiellini: Të zhgënjyer, por krenarë. Së fundmi nuk kemi fat me arbitrat. Asnjë dyshim për të ardhmen e Spallettit
Bota

Juventus, nuk ka mrekulli, Chiellini: Të zhgënjyer, por krenarë. Së fundmi nuk kemi fat me arbitrat. Asnjë dyshim për të ardhmen e Spallettit

  Juventus tregoi shpirt e zemër, por mrekullisë vetëm sa iu afrua; Galatasaray humbi 3-2, por u kualifikua për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, kurse bardhezinjtë dalin me kokën lart. Pas përfundimit të ndeshjes është Giorgio Chiellini që bëri zëvendësin e Spallettit ende i dërrmuar sic e pranoi edhe vetë ish qendërmbrojtësi pas mbrëmjes së pafat. ‘Jemi të dërrmuar dhe të zhgënjyer pas sforcos së madhe, por edhe krenarë për atë çfarë bëmë-tha Chiellini-ambienti që u krijua, ajo shkëndijë që na dha publiku është ajo që duhet të ruajmë që nga ky moment e deri në fund të sezonit. Skuadra dha një sinjal të qartë, mbetet keqardhja që nuk mundëm të çonim përmbysjen deri në fund. Për më tepër në këtë periudhë nuk kemi pasur shumë ...
Tërbohen serbët, tifozët turq i presin me flamurin e Kosovës, në ndeshjen e Euroligës
Albania

Tërbohen serbët, tifozët turq i presin me flamurin e Kosovës, në ndeshjen e Euroligës

  Gjithëka ndodhi në ndeshjen e Euroligës në basketboll, ku skuadra e Fenerbahces priste Partizanin e Beogradit në Stamboll. Kjo ishte java e 29-të e Euroligës dhe që luhej në kryeqendrën turke, ku tifozët vendas me sa duket i kishin rezervuar një surprizë skuadrës “mike”. Në sallën e pallatit të sportit ku po luhej ndeshja atmosfera ishte shumë e nxehtë nga tifozët vendas që njihen për atmosferat e zjarrta që krijojnë. Mes shumë banderolave dhe pankartave me sa duket ata kishin vendosur edhe t’i përshëndesnin “miqt” nga Serbia me flamurin e Kosovës, duke e valvitur në një pjesë të tribunës ku ndodheshin tifozët ultras. Pasi ata shfaqën, atmosfera u nxeh edhe më keq për lojtarët dhe stafin e skuadrës së Partizanit, të cilët me sa...
Shqipëria gjunjëzon Serbinë, Vuçiç reagon për herë të parë: Humbja më la pa gjumë
Bota

Shqipëria gjunjëzon Serbinë, Vuçiç reagon për herë të parë: Humbja më la pa gjumë

  Humbja e Serbisë ndaj Shqipërisë me rezultatin 1:0 në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ka shkaktuar reagime të shumta në Serbi. Ndër të parët që ka reaguar publikisht është edhe Presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili e ka quajtur humbjen të rëndë dhe zhgënjyese. “Nuk ishim një ekip i përgatitur mirë. Jemi të zhgënjyer. Ishte një humbje shumë e vështirë. Nuk munda të flija nga trishtimi, jo nga zemërimi si disa të tjerë. Ka njerëz që dinë vetëm të prodhojnë zemërim. Por çfarë kemi bërë realisht për ekipin kombëtar?”, tha Vuçiç. Presidenti serb theksoi gjithashtu mikpritjen që, sipas tij, u ofrua ndaj përfaqësueses shqiptare gjatë ndeshjes në Serbi. “A kishim gjithçka? Po. Ishim mikpritës të ...
Flash News Sportive – 4 Shtator 2025 | Kombëtarja Shqiptare, Turneu U-19, Kevin Durant investon në PSG, Kina dhe Robotët Futbollistë, Debati për Boksin dhe UFC-Çkemi News Tv
Ckemi, Sport

Flash News Sportive – 4 Shtator 2025 | Kombëtarja Shqiptare, Turneu U-19, Kevin Durant investon në PSG, Kina dhe Robotët Futbollistë, Debati për Boksin dhe UFC-Çkemi News Tv

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator në “Europa Point Stadium” në Gjibraltar në orën 18:00. Shqipëria vazhdon përgatitjet në Malaga Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjet e shtatorit në kampin stërvitore në Malaga, me lista të përditësuara lojtarësh nga FSHF.  Turneu Triangular U-19 në “Shtëpinë e Futbollit” Turneu miqësor triangolar i Kombëtareve U-19 nis nesër, me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Moldavisë dhe një kombëtareje tjetër, duke synuar përgatitje intensive për të rinjtë.  Kevin Durant investon në Paris Saint-Germain Legjenda e NBA-së, Kevin Durant, ka blerë një pjesë të vogël aksionesh në PSG, duke zgjeruar partneritetin e tij me Qatar Sports Investments dhe duke u futur në bo...
Lajme Flash Sporti 3-Minuta: Parsons te Packers, Alcaraz në gjysmëfinale, Tension Giants-Rockies dhe Prognoza NFL-Çkemi News TV
Ckemi, Sport

Lajme Flash Sporti 3-Minuta: Parsons te Packers, Alcaraz në gjysmëfinale, Tension Giants-Rockies dhe Prognoza NFL-Çkemi News TV

     NFL Micah Parsons transferohet te Packers “Mbrojtësi i Dallas Cowboys, Micah Parsons, kishte kërkuar një kontratë të re vetëm dy ditë para fillimit të sezonit, por më pas u transferua te Green Bay Packers. Analistët thonë se kjo lëvizje mund të ndryshojë balancën e fuqisë në NFC. Parsons është një nga lojtarët më të shquar të sezonit të kaluar dhe transferimi i tij ka shkaktuar debat mbi të ardhmen e Cowboys dhe strategjinë e ekipit për sezonin e ri.” Prognoza për javën e parë të NFL “Eksperti i CBS Sports, Eric Cohen, ka publikuar rezultatet e parashikuara për secilën ndeshje të javës së parë. Ai ka analizuar formën e ekipeve, lëndimet dhe statistikat, duke ofruar një pasqyrë të dobishme për tifozët dhe bastorët. Prognozat priten me shumë interes nga komunit...
Kaos në tribuna, tifozët përplasen me policinë në shkallët e stadiumit/ Çfarë ndodhi gjatë ndeshjes-Çkemi News
Albania

Kaos në tribuna, tifozët përplasen me policinë në shkallët e stadiumit/ Çfarë ndodhi gjatë ndeshjes-Çkemi News

  Një situatë kaotike ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Arenën Kombëtare”. Disa tifozë janë përplasur me forcat e policisë, kjo pasin refuzuan që të shoqëroheshin. Përplasja agravoi, me tifozët që shtyheshin me policët, teksa disa tifozë të tjerë fluturonin gotat e kartonit. Ende nuk dihet shkaku i fillimit të kësaj përleshjeje.
Trajneri Stojkoviç nxjerr blof mediat serbe që e quajtën atmosferën në Tiranë si “terror”: Do të doja t’a kishim kështu edhe në Beograd-Çkemi News
Albania

Trajneri Stojkoviç nxjerr blof mediat serbe që e quajtën atmosferën në Tiranë si “terror”: Do të doja t’a kishim kështu edhe në Beograd-Çkemi News

  Ndryshe nga mediat serbe, të cilat e quajtën ndeshjen e Tiranës sikur kishin përjetuar një terror, trajneri i kombëtares Dragan Stojkoviç, kishte një tjetër mendim. Ai do të dëshironte që atmosfera e përjetuar në Tiranë të përsëritej edhe në Beograd. “Nuk ju pëlqeu loja? Nuk ju pëlqeu? Gjeni një trajner tjetër! Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo edhe ne”, vijoi më pas ai. “Finalizimi duhet të përmirësohet. Mundësitë që patëm… Një ose dy topa mund të kishin përfunduar në rrjetën e Srakoshës. Një ndeshje tmerrësisht e vështirë jashtë fushe kundër Shqipërisë në Tiranë. Ne e kontrolluam lojën, kishim kontroll të topit, ku e u...