
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar kontrollin e telefonave të Anisa dhe Zhaneta Josifit, nënë e bijë që u vetëflíjuan pesë muaj më parë në Kombinat.
Nga verifikimet ka rezultuar se anëtaret e familjes Josifi nuk kanë patur asnjë komunikim me mesazhe apo whatsapp me persona të tjerë.
Ky është konkluzioni që kanë arritur deri tani ekspertet teknikë që kanë bërë kqyrjen teknike të aparateve telefonike të dy vajzave, Blertës dhe Anisës, si dhe nënës së tyre Zhanetës.
Ekspertët kanë rikuperuar mesazhet e fshira por nuk kanë konstatuar komunikime të kësaj natyre, për nxitje në veteflíjim.
Por pavarësisht këtij rezultati, organi i akùzës është ende në pritje të përgjigjeve nga kompanitë telefonike për të parë komunikimet me anë të thirrjeve telefonike, e për të kuptuar se më cilët persona kanë pasur komunikimet e fundit dy te ndjerat apo e mbijetuara.
Ndërkohë grupit hetimor i është dorëzuar ekspertiza mjeko-ligjore e trùpit të dy te ndjèrave, shkruan Ora News.
Ekspertët kanë përcaktuar si shkak të vd ekjes të Zhaneta dhe Anisa Josifit mósushqyerjen dhe të njëjtin fat do të kishte edhe e mbíjetuara Blerta nëse nuk do të ishte ndërhyrë.
Ndërkohë që hetímin nuk e ka ndíhmuar marrja në pyetje e të mbíjetuarës, e cila ka vijuar ti qëndrojë deklaratave që ka dhënë edhe më parë, duke besuar në ríngjallje.
