
Në këtë fotografi të Kel Marubit, shohim mijëra njerëz nga zona të ndryshme që janë ngjitur në Kalanë e Shkodrës për të kremtuar sërish aktin simbolik të fitimit të Pavarësisë: ngritjen e flamurit. Asokohe Veriu i vendit ishte akoma nën pr esionin e ushtrive serbo-malazeze.
Ky kremtim masiv është momenti që më tepër se një ëndërr të bërë realitet, shfaq ndërgjegjësimin për vështirësinë e ruajtjes së lirisë.

©Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Kel Marubi, Ngritja e flamurit kombëtar në Kala të Shkodrës, 19.03.1914.
Burimi: Fotografitë që kanë bërë historinë
Postimi origjinal:

(Vizituar 12 here, 1 vizita sot)
