Isa Boletini

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Isa Boletini

Isa bej Boletini i njohur edhe thjesht si Isaose Isë Boletini[1][2] (Boletin, 15 janar1864Podgoricë, 23 janar 1916) ka qenë figurë kombëtare dhe kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit. Më pas shërbeu si kryetar i rojeve të pallatit sulltanor, prej ku u kthye me nishane (grada) dhe çifligje, pas ardhjes së xhonturqve dhe masave të tyre drejtoi kryengritjet e 1910 dhe atë të 1912. U caktua ndër rojet e Princ Vidit gjatë sundimit të tij jetëshkurtër. Vritet gjatë një shkëmbimi zjarri në Podgoricë, pasi u vranë 17 bashkëluftëtarët e vet.

Isa Boletini
Isa Boletini, Dutch Military Mission (1914).jpg
Vendi i lindjes Boletin, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane
Vendi i vdekjes Podgorica, Mali i Zi
Pala Lidhja e Prizrenit(1881)
Perandoria Osmane (1902-1908)
Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë (1912-1914)
Shërbimi Ushtria osmane
• kacak
Vitet e shërbimit * 1902-1908
* 1912-1916
Njësia Kreu i dyfekxhinjve të pallatit të sulltanit
Roje i Princ Vidit
Betejat/luftërat Kryengritja e vitit 1910
Kryengritja e vitit 1912
Kryengritja e Dibër-Ohrit
Çmimet Hero i Popullit Al2thp.gif

Biografia

U lind në kullën e familjes në Boletin, pranë Mitrovicës, asokohe në sundimin e Perandorisë Osmane,[3][4] i biri i Ademit të Murselit dhe Aishes. Familja e tij i takonte vëllazërisë Maksutaj të fisit të Shalës. Ishin zhvendosur nga Isniqi i Deçanit për në Boletin për punë gjaku.[5]

1881-1907

Pas ngritjes së Lidhjes së Prizrenit, Isa mori pjesë në betejën e Slivovës kundër forcave të rregullta osmane më 22 prill 1881.[3] Manastiri i Sokolicës mbrohej nga Isa me të vëllanë e madh, Ahmetin.[6] Baza e pushtetit të tij u bë konfiskimi ilegal i pronave. Në vitet 1898-1899 filloi të paguhej për të mbrojtur komunitetin serb ortodoks në Mitrovicë. Si shpërblim për shërbimet e tij Serbia i dha një medalje dhe e furnizoi me armë.[7] Pas ndodhive të kazanë e Mitrovicës kundrejt serbëve, Perandoria Ruse i vë kusht Stambollit hapjen e një konsullate ruse në Mitrovicë më 7 maj 1902. Boletini shpalli se shtëpitë e mbarë shkjeve do të digjeshin po qe se do të hapej “kangjallozi i Miskovit në Mitrovicë”. Raportohet se më 29 shtator iu dorëzua autoriteteve osmane dhe se do të falej për bëmat e tij të deriatëhershme, më 24 nëntor mbërriti në Stamboll, ku u caktua në krye të dyfekxhinjve,[4] siç ishte mënyra e qeverisjes e Sulltan Abdyl Hamidit për të bërë për vete krerë të zëshëm vendorë.[8] Iu dha vendimi për të filluar punimet e Fabrika e Gurëve të Mullinjve në Boletin, si dhe iu akordua titulli bej.[9]

Pasi shërbeu si kreu i dyfekxhinjve për katër vite, u kthye me çifligje që i ishin caktuar si shpërblim për shërbimi dhe grada ushtarake në milicinë vendore.[4] U bë njeriu më i famshëm dhe më i pasur i Mitrovicës,[10] mblodhi pasues të armatosur dhe mblodhi armatime e financime si nga serbët duke pasur gjithashtu një linjë telegrafike drejtpërdrejtë me Pallatin Jëlldëz, si kapedan vendor i sulltanit.[11]

1908-1911

Gjatë Revolucionit Xhonturk më 1908, u bë një mbledhje e madhe e ulemave dhe parisë shqiptare njohur si Kuvendi i Ferizajtpër të përkrahur rikthimin e kushtetutës, ndërsa Boletini me krerë të tjerë e shihnin këtë si shenjë pabesie ndaj sulltanit. U tërhoq nga kuvendi para se të merrej ndonjë vendim, duke kuptuar dobësinë e pozitave të tij. Thuhej se sulltani i kishte kërkuar ndihmë Boletinit që të zhbënte kuvendin e mbajtur në Ferizaj.[12] Ai ishte besnik ndaj sulltanit ndonëse më 1908 i kishte ndihmuar fillimisht xhonturqit.[13][14]

Komiteti “Bashkim e Përparim” pas gati një muaji të kthimit të Kushtetutës vendosi t’i jepte vëmendje gjakmarrjes në Vilajetin e Kosovës, dhe nga fundi i vitit masa të ashpra u morën nga vendorët – Nexhip bej Draga me anëtar të tjerë të parisë së Kosovës e shihnin Boletinin si pengesë dhe besnik të sulltanit dhe loboi për ndalimin dhe arrestimin e tij, Draga donte vendosjen e rendit të ri ligjor, ndërsa Boletini donte privilegjet e vjetra caktuar nga koha e sulltanit. Pasi ia arriti të ndërhynte përmes Komitetit të Selanikut që qeveria të merrte masa ndaj Boletinit,[15] i dërguan një oficer të shoqëruar për t’i dhënë Boletinit një urdhër gjykate që t’i kthente të quajturit Haxhi Alisë çifligun që kishte qenë më parë i tij para se t’ia jepte sulltani. Boletini përqeshi urdhrin, përzuri autoritetet që më pas e sulmuan, Isa mundi të ikte me njerëzit e tij, por kulla iu dogj. Mytesarifi i Pejës këshilloi autoritetet qendrore osmane se veprimet ndaj Isës nuk do të çonin drejt ndonjë rrugëzgjidhjeje, por duhej bërë një demonstrim force në mbarë vilajetin për të bindur krerët e tjerë vendorë të sistemit deruhdecilik.[16]

Gjatë kundër-revolucionit të prillit 1909 Isa me krerë të tjerë i ofruan sulltanit ndihmën e tyre.[17] Më 15 maj 1909 Xhonturqit, duke vazhduar mohimin e të drejtave kombëtare shqiptare, vijuan me fushata kundër atyre që nuk paguanin taksat e reja të caktuara në Stamboll. Në Mitrovicë u caktua gjeneral i brigadës 18 Xhavid Pasha, ku zëvendësoi Shemsi Pashën e vrarë (vëllamë i Isës),[18] për të përvijuar një vazhdë operacionesh ndaj malësorëve shqiptarë për dorëzimin e armëve dhe në veçanti për ta kapur.[19] Ishte ndër konspiruesit dhe organizatorët e kryengritjes së 1910 me Hoxhë Said efendiun, Nexhip bej Dragën, Hasan Prishtinën, Mehmet pashë Derallën, Rexhep Mitrovicën, Bedri Pejaninn\, Salih Gjukën dhe Idriz Seferin.[20] Isa me shumë krerë të tjerë të Pejës e Gjakovës mbajtën qëndrim ndaj trupave osmane, gjë që çoi drejt gjakderdhjesh dhe bombardimin të fshatrave shqiptare.[21][22] Pas revoltave të herëpashershme në Vilajetin e Kosovës, prillin e 1910 qeveria xhonturke vendosi krijimin e një korpusi ushtarak të posaçëm për “shtrimin” e Shqipërisë, në krye të të cilit u vu gjenerali Turgut Pasha. Në bashkëpunim me Idriz Seferin dhe krerët shqiptarë, Isa i priu betejave të rënda në grykën e Kaçanikut, Zagovac, Çernalevë, Kabash e Virnaglava.[23] Në Çernalevë kryengritësit e mbajtën ushtrinë osmane për dy ditë.[3]

Lexo dhe...  Për të ardhur keq, Moise Kean te PSG-ja, i ati po vuan nga varfëria

Ikanakët kosovarë gjetën strehim në Mal të Zi që herët me ndodhitë e 1909, ku Knjaz Nikolla shpresonte t’i kishte ata si ndihmë më pas gjatë zgjerimit në trojet shqiptare. Isa me të vetët ishin atje,[24] u takua me krerë shqiptarë, merrte ndihma dhe armatim nga Mali i Zi[25] duke e përdorur kështu si bazë.[26][27] Fillimisht Mali i Zi e shpërfilli praninë e tij, por pas kërkesave të ambasadorit osmane e eskortoi larg kufirit.[26]

Kryengritja e 1912 dhe Autonomia e Shqipërisë

Në pragun e revoltës, qeveria serbe punoi me disa banda kaçake shqiptarësh që të ishin të gatshme të vendosnin në vështirësi osmanët dhe me atë qëllim iu vardisën edhe Boletinit përmes organizatës terroriste Dora e Zezë.[28] Më 23 prill 1912 njerëzit e Hasan Prishtinësçuan krye në Malësinë e Gjakovës dhe u përhapën më tej.[29] Më 20 maj së bashku me krerë të tjerë, Boletini mori pjesë në kuvendin e Junikut ku u dha besa dhe u nënshkrua një shpallje,[30] për t’i shpallur luftë qeverisë xhonturke përmes kryengritjes së armatosur në Vilajetin e Kosovës.[29][31][32] Shqiptarët e Sanxhakut të Prishtinës të kryesuar nga Isë Boletini, Xhemal beg Prishtina dhe Beqir agë Vulçiterna i thyen turqit në Llap e Gollak dhe më pas zunë Prishtinën me pëlqimin e banorëve, përkundrejt komandantit vendor.[33] Krerët mësynë Shkupin, të cilin e zunë më 12-15 gusht të 1912,[29][34] së bashku me Riza Begin mendonte të shkonte në Selanik për të liruar sulltanin dhe nuk ishte për autonomi – sipas Hasan Prishtinës.[35] Më 18 gusht Prishtina arriti t’i bindte krerët luajalistë që të binin në ujdi me autoritetet osmane për të drejtat sociopolitike e kulturore shqiptare.[36][37]Boletini u paqtua dhe u kthye për në shtëpinë e vet pas premtimeve për autonomi vilajeteve shqiptare.[38]

Në gusht, kolonel Dragutin Dimitrijević “Apis” i Dorës së Zezë, i dërgoi një letër Isës që me pasuesit e tij t’i ndihte serbët në luftë kundër osmanëve.[39]

Luftërat Ballkanike dhe Pavarësia Shqiptare

Në fillim të Luftës së Parë Ballkanike, ushtria osmane u mbështet nga vullnetarët dhe trupat e çrregullta shqiptare; autoritetet osmane furnizuan Isën me 65,000 armë[40] për trimat e tij për të mbrojtur trojet shqiptare brenda Perandorisë Osmane, gjë që i zhgënjeu serbët.[41] Në shtypin serb raportohej se gjatë dorëzimit të kryengritësve shqiptarë në Lumë, Isa Boletini me trimat e tij u arratisën.[42] Nga Dibra njoftoi për pjesëmarrjen në Kuvendin e Vlorës.[43]Nga 8 deri më 11 të vjeshtës së tretë bujti te Hasan bej BiçakçiuElbasan së bashku me Mehmet pashë Dërrallën dhe Ajdin bej Dragën, u nisën të nesërmen me Mid’hat bej Frashërin pasi pritën përfaqësuesit e Dibrës me Myfti Vehbiun.[2] Më 29 të vjeshtës së tretë, Isa mbërriti në Asamblenë e Vlorës si përfaqësues i Mitrovicës.[44] Nën drejtimin e Mehmet Pashës, së bashku me Riza Beun kishte detyrë të organizonte milicinë kombëtare.[45]

Më 1 prill 1913 së bashku me Ismail Qemalin, të birin Qamilin, Mark Kakarriqindhe Gurakuqin i hipën jahtit të Dukës së Montpensier-it dhe zbritën në Brindisi.[46]Pas bashkimit të Esad pashë Toptanit me qeverinë e Vlorës, shihej me armiqësi nga qeveria aty, sipas Fejzi bej Alizotit ishte vendosur mes Isës, Salih Gjukës dhe Gurakuqit që ta vrisnin pashain porsa të shëtiste mbi urën e skelës dhe ta hidhnin në det. Pasi ia kishin komunikuar Ismail Beut, kishte thënë se po të veprohej me vrasjet e njëri-tjetrit që në formim të shtetit shqiptar, do të merrte valixhet e do të ikte.[47]

Më 23 shtator shqiptarët e Dibrës u hodhën në revoltë kundër serbëve. Gjashtë mijë forca të udhëhequra nga Isa dhe Bajram Curri[48] kaluan kufirin dhe, pas një beteje, morën Dibrën, ku vranë disa oficerë dhe i dëbuan të tjerët nga qyteti. Ushtarët që shpëtuan ia mbathën nga ana tjetër e lumit Radikë, më pas serbët nuk vonuan dhe u hakmorën me mizori të skajshme, sidomos në krahinën e Lumës.[49] Pas pak muajsh ai u largua nga Vlora sa qe pa dhënë dorëheqjen Ismail Qemali, mori një shtëpi me qira në Shkodër.[50]

(Vizituar 9 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share