Isa Boletini
Isa Boletini
Isa bej Boletini i njohur edhe thjesht si Isaose Isë Boletini[1][2] (Boletin, 15 janar1864 – Podgoricë, 23 janar 1916) ka qenë figurë kombëtare dhe kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit. Më pas shërbeu si kryetar i rojeve të pallatit sulltanor, prej ku u kthye me nishane (grada) dhe çifligje, pas ardhjes së xhonturqve dhe masave të tyre drejtoi kryengritjet e 1910 dhe atë të 1912. U caktua ndër rojet e Princ Vidit gjatë sundimit të tij jetëshkurtër. Vritet gjatë një shkëmbimi zjarri në Podgoricë, pasi u vranë 17 bashkëluftëtarët e vet.
Isa Boletini
Vendi i lindjes
Boletin, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane
Vendi i vdekjes
Podgorica, Mali i Zi
Pala
• Lidhja e Prizrenit(1...








