At’ Gjergj Fishta. Për ditë e ma i gjallë, e ma aktual.👍🇦🇱👐

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Per me shkrue zotni n’gazeta
Duhet shkruesi t’ jete ma parë
Njeri i ndershem e atdhetar,
T’ jete fisnik, zemer-bujar,
Jo intrigant e ngatrrestar
Edhe kenë mos t’ket hafije
Mandej duhet qe t’ kete dije-
Dije t’hàpt n’ekonomi,
N’histori e ne tregti,
N’politike e ne drejtsi;
Edhe t’dije shk’ asht shkolla e msimi
Shk’ asht lirija e qytetnimi,
T’ jete shqiptar ne shkrim e n’goje,
Fjala n’pende mos t’i ngurroje:
Mbare e mbare punte t’i kallzoje
Me t’ ngushtue me kndue perdhuni
Shka nder shtylla ai rresht vuni,
Tashti, pra nji sallahan,
Vagabond e shakllaban,
Njeri idiote e laraman,
Qe mendon se per taman
Te tane bote rri n’ “sahan”,
Çka mund t’ shkruej, po t’pyes une ty
Ky qi as byk nuk ka ne krye,
Jo ma tru?…

At’ Gjergj Fishta

(Vizituar 21 here, 1 vizita sot)
Lexo dhe...  Qeni po luante me kafkën e tij!”/ Zbulohen DETAJE makabre nga dosja e vrasjes së Klevis Lleshit — kush pagoi 50 mijë euro për ta zhdukur?-Çkemi News
WhatsApp Share SHARE Facebook Share