Bota

Putini shkakton frikën e luftës bërthamore, çfarë përmban valixhja sekrete që mbante në dorë roja i kreut të Kremlinit (FOTOT)
Bota

Putini shkakton frikën e luftës bërthamore, çfarë përmban valixhja sekrete që mbante në dorë roja i kreut të Kremlinit (FOTOT)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u shfaq sot gjatë një funerali në Moskë, i rrethuar nga rojet e tij. Por ajo që ra në sy dhe që është komentuar në media është fakti se një nga shoqëruesit e tij mbante në dorë “çantën sekrete bërthamore”.       Presidenti rus mbërriti në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, për të nderuar ultra-nacionalistin e zjarrtë Vladimir Zhirinovsky. Putini, i veshur me të zeza, bëri shenjën e kryqit përpara arkivolit të hapur të Zhirinovsky. Ai besohet se është sëmurë me Covid para se të shtrohej në spital. Prania e dukshme e një oficeri të lartë ushtarak që mbante aparatin e lëshimit për raketat strategjike të Kremlinit mendohet të jetë një shenjë rrëqethëse se Putini mund të vendosë armë bërthamore shkatërruese.     P...
Rusët më përdhunuan për 13 orë’. Ukrainasja tregon tmerrin pasi iu pushtua qyteti
Bota

Rusët më përdhunuan për 13 orë’. Ukrainasja tregon tmerrin pasi iu pushtua qyteti

Ndërkombëtarët dhe zyrtarët ukrainas kanë ngritur shpesh kohët e fundit akuzat se rusët përveçse po vrasin pa dallim civilët, po përdhunojnë dhe torturojnë edhe gratë në qytetet që pushtojnë. Një banore e Kherson, e cila ka zgjedhur të identifikohet me emrin Elena dhe jo atë të vërtetë, ka treguar se dy ushtarë e kanë përdhunuar atë. “Isha në një dyqan ushqimesh dhe po rrija në radhë kur pas meje hynë disa rusë dhe filluan të flasin me vendasit. Për çfarë saktësisht biseduan  nuk e di. E vetmja gjë që dëgjova është se një nga vendasit drejton gishtin drejt meje dhe thotë “ajo atje është banderovka” një term nënçmues për ukrainasit që i akuzojnë për fashizëm. Dola shpejt nga dyqani për në shtëpi, por nuk pata kohë të merrja telefonin, ata hynë dhunshëm në shtëpi dhe më pas...
A ka vend për panik? “Kinder Surprise” tërheq miliona çokollata nga tregu, përmbajnë bakterin e rrezikshëm
Bota

A ka vend për panik? “Kinder Surprise” tërheq miliona çokollata nga tregu, përmbajnë bakterin e rrezikshëm

Kompania “Ferrero” ka tërhequr nga tregu miliona pako të çokollatave të njohura dhe preferuara për të gjithë “Kinder Surprise”.     Siç bëjnë me dije autoritetet shëndetërore angleze dhe skoceze, bëhet fjalë për çokollatat Kinder Surprisë. Konkretisht ato të prodhuara në Belgjikë dhe që kanë datën e skadencës mes 11 korrikut 2022 dhe 7 tetorit 2022.       Deri më tani kompania dyshon se ky prodhim është i kontaminuar me bakterin e Salmonelës, i cili shkakton diarre, dhimbje koke, ethe, ndërsa mund të çojë deri në humbje jete nëse nuk trajtohet siç duhet. Deri më tani janë raportuar shumë raste të Salmonelës në shtete të ndryshme të Bashkimit Europian dhe ishullit britanik duke bërë që të hidhen dyshime se lidhen pikërisht me këtë produkt. Agjencia e Sta...
Zelensky i drejtohet OKB-së: Rusët nuk lanë gjë pa bërë, vranë dhe përdhunuan gratë në sy të fëmijëve
Bota

Zelensky i drejtohet OKB-së: Rusët nuk lanë gjë pa bërë, vranë dhe përdhunuan gratë në sy të fëmijëve

Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenksy e ka nisur fjalimin e tij këtë të martë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke kujtuar viktimat e ndjera të masakrës së Buchës. Në një lidhje me video, Zelensky kujtoi të gjithë civilët ukrainas të cilët u torturuan dhe më pas u branë nga ushtarët rusë. Ai tha se ata nuk lanë asnjë gjë pa bërë, madje nuk krusyen as përdhunimet e grave në sy të fëmijëve. “Gjithçka në kujtesën e civilëve që vdiqën, të cilët u qëlluan dhe u vranë pas torturës. Disa prej tyre u pushkatuan në rrugë, të tjerët u hodhën në puse, kështu që vdesin, janë në vuajtje, u vranë në banesat e tyre, shtëpitë e hedhura në erë me granata. Civilët u shtypën nga tanket teksa ishin ulur në makinat e tyre në mes të rrugës vetëm për qejfin e tyre. Ata prenë gjymtyrët, pr...
Kush është komandanti i ushtrisë ruse që shkaktoi mizorinë në Bucha të Ukrainës
Bota

Kush është komandanti i ushtrisë ruse që shkaktoi mizorinë në Bucha të Ukrainës

Disa media ukrainase publikuan sot informacione për identitetin e komandantit të trupave ruse, që udhëhoqi masakrën në Bucha. Sipas La Republica, njësia ushtarake 51460, brigada e 64-të e artilerisë e përfshirë në vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas, komandohej nga Omurbekov Asanbekovich. Ky komandant akuzohet për masakrën në qytetin e sapoçliruar. Deri më tani raportohet se të paktën 410 persona civilë janë gjetur të ekzekutuar nëpër rrugët e Buchas në Ukrainë. Kjo konsiderohet masakra më e rëndë deri tani dhe ka shkaktuar reagime në të gjithë botën.     Ndërkohë, sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, videot e civilëve të vdekur të marra në qytetin ukrainas Bucha u urdhëruan nga Shtetet e Bashkuara si pjesë e një komploti për të fajësuar...
Profesori amerikan thotë se alienët janë mes nesh dhe po rrëmbejnë njerëz
Bota

Profesori amerikan thotë se alienët janë mes nesh dhe po rrëmbejnë njerëz

Një profesor amerikan ka habitur jo pak me pohimet e tij rreth alienëve. Ai thotë se jo vetëm që ka “alienë-hibridë" që ecin mes nesh, por këto krijesa vijojnë të rrëmbejnë njerëz me mjete të kontrollit të mendjes, në dukje duke u përgatitur për njëfarë marrjeje totale të kontrollit. Dr David Jacobs, profesor historie në Universitetin Temple në Penslivani, i specializuar në Ufologji, ka shkruar disa libra mbi rrëmbimet aliene. Jacobs: Ne njerëzit jemi përhapur nëpër botë dhe sundojmë aq sa kemi mundur, nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë per qenie të tjera apo jo, por është ajo që kemi bërë ne njerëzit. Opinioni im më i saktë do të ishte se po, edhe të tjerët kanë bërë të njëjtën gjë. Kjo është ajo që ata bëjnë, njësoj si ne. Sa i përket mënyrës sesi duken alien...
Itali/ 129 vdekje dhe mbi 70 mijë raste me COVID në 24 orët e fundit
Bota

Itali/ 129 vdekje dhe mbi 70 mijë raste me COVID në 24 orët e fundit

Italia raportoi të shtunën 70,803 raste me COVID-19, kundrejt 74,350 një ditë më parë, tha Ministria e Shëndetësisë, derisa numri i vdekjeve ra nga 154 në 129. Italia ka regjistruar 159,666 vdekje nga COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt të vitit 2020, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe i teti më i lartë në botë. Derisa më sot, Italia ka raportuar 14.79 milionë raste me COVID-19. Numri i pacientëve në spitalet ku trajtohen pacientët me COVID-19 – duke mos përfshirë ata në kujdesin intensiv – ishin 9,949 të shtunën, nga 9,981 një ditë më parë. Kishte 72 pranime të reja në njësitë e kujdesit intensiv, nga 47 të premten.       Numri i përgjithshëm i pacientëve të kujdesit intensiv u rrit në 493 nga 476 që tashmë ishin të ho...
Çfarë po ndodh?! Gruaja shtatzënë në spitalin e bombarduar të Mariupolit shfaqet në mediat ruse (Video)
Bota

Çfarë po ndodh?! Gruaja shtatzënë në spitalin e bombarduar të Mariupolit shfaqet në mediat ruse (Video)

Gruaja shtatzënë, në spitalin e bombarduar të Mariupolit, fotoja e së cilës u bë virale në të gjithë botën, është shfaqur në mediat ruse. Marianna është quajtur një aktore nga ana e rusëve, ndërsa tashmë është shfaqur në mediat ruse pro-Kremlinit. Sipas Sky News, ajo mund të jetë evakuuar në Rusi ose në një zonë të kontrolluar nga separatistët në Donetsk. Në video, ajo pretendon se nuk ka pasur sulm ajror në spital, por është goditur nga predha dhe është plagosur. Sipas ekspertëve perëndimorë, ajo është detyruar  nga rusët që të dalë para kamerave.   “Lajm shumë shqetësues. Marianna, vajza shtatzënë nga Mariupol rezulton të jetë një nga refugjatët që është dërguar në Rusi në kundërshtim me marrëveshjen e evakuimit. Aty e vendosën para një kamere duke thanë se n...