Profesori amerikan thotë se alienët janë mes nesh dhe po rrëmbejnë njerëz

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një profesor amerikan ka habitur jo pak me pohimet e tij rreth alienëve. Ai thotë se jo vetëm që ka “alienë-hibridë” që ecin mes nesh, por këto krijesa vijojnë të rrëmbejnë njerëz me mjete të kontrollit të mendjes, në dukje duke u përgatitur për njëfarë marrjeje totale të kontrollit.

Dr David Jacobs, profesor historie në Universitetin Temple në Penslivani, i specializuar në Ufologji, ka shkruar disa libra mbi rrëmbimet aliene.

Jacobs:

Ne njerëzit jemi përhapur nëpër botë dhe sundojmë aq sa kemi mundur, nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë per qenie të tjera apo jo, por është ajo që kemi bërë ne njerëzit. Opinioni im më i saktë do të ishte se po, edhe të tjerët kanë bërë të njëjtën gjë. Kjo është ajo që ata bëjnë, njësoj si ne.

Sa i përket mënyrës sesi duken alienët, Dr Jacobs thotë se disa prej të rrëmbyerve kishin hasur edhe qenie njerëzore kur ishin rrëmbyer.

 

 

“Ajo që ata përshkruanin është se ata në anijet kozmike që dukeshin njerëzorë, shumë njerëzorë, vinin për të mësuar se si është të ecësh mes nesh, si është të jesh njerëzor. Në atë pikë unë e kuptova, ishte puna te integrimi në shoqëri, para marrjes së kontrollit, ata na kontrollojnë ne por ne nuk mund t’i kontrollojmë ata. Në njëfarë mënyre ata janë super-njerëzorë.Nëse do të marrin kontrollin apo jo, edhe pse ata dinë të kontrollojnë mendjen njerëzore… nuk e di çfarë mund të ndodhë pas kësaj, unë i trembem më të keqes”- shprehet më tej profesori.

(Vizituar 1,227 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share