Kush është komandanti i ushtrisë ruse që shkaktoi mizorinë në Bucha të Ukrainës

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Disa media ukrainase publikuan sot informacione për identitetin e komandantit të trupave ruse, që udhëhoqi masakrën në Bucha. Sipas La Republica, njësia ushtarake 51460, brigada e 64-të e artilerisë e përfshirë në vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas, komandohej nga Omurbekov Asanbekovich. Ky komandant akuzohet për masakrën në qytetin e sapoçliruar.

Deri më tani raportohet se të paktën 410 persona civilë janë gjetur të ekzekutuar nëpër rrugët e Buchas në Ukrainë. Kjo konsiderohet masakra më e rëndë deri tani dhe ka shkaktuar reagime në të gjithë botën.

 

 

Ndërkohë, sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, videot e civilëve të vdekur të marra në qytetin ukrainas Bucha u urdhëruan nga Shtetet e Bashkuara si pjesë e një komploti për të fajësuar Rusinë.

(Vizituar 40 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share