Putini shkakton frikën e luftës bërthamore, çfarë përmban valixhja sekrete që mbante në dorë roja i kreut të Kremlinit (FOTOT)

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u shfaq sot gjatë një funerali në Moskë, i rrethuar nga rojet e tij. Por ajo që ra në sy dhe që është komentuar në media është fakti se një nga shoqëruesit e tij mbante në dorë “çantën sekrete bërthamore”.

 

Lexo dhe...  Në foto/ Përplasjet më të ashpra që nga vitet 1990 mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

 

 

Presidenti rus mbërriti në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, për të nderuar ultra-nacionalistin e zjarrtë Vladimir Zhirinovsky.

Putini, i veshur me të zeza, bëri shenjën e kryqit përpara arkivolit të hapur të Zhirinovsky. Ai besohet se është sëmurë me Covid para se të shtrohej në spital.

Prania e dukshme e një oficeri të lartë ushtarak që mbante aparatin e lëshimit për raketat strategjike të Kremlinit mendohet të jetë një shenjë rrëqethëse se Putini mund të vendosë armë bërthamore shkatërruese.

 

 

Prania e rojeve të armatosura ruse mund të nënkuptojë gjithashtu se Presidenti është thellësisht i shqetësuar për tentativat e mundshme për vrasje, pasi pothuajse të gjithë vajtuesit u larguan nga kisha e Moskës.

(Vizituar 39 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share