SPAK me reagim zyrtar: Ja roli i gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno në organizatën kriminale të Suel Çelës! Përmes përfitimit të shumave monetare…-Çkemi News
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dalë sot me një njoftim zyrtar ku sqaron me detaje operacionin e organizuar një ditë më parë, ku në bashkëpunim me Europol u lëshuan 21 masa arresti.
Në njoftimin e SPAK, sqarohet roli i gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno, ndaj të cilëve u dha masa e detyrimit të paraqitjes.
Sipas SPAK, dyshohet se bashkëpunimi me gazetarët ishte një strategji e grupit të Suel Çelës për “manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjten kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve”.
Hoxha dhe Qyno sipas SPAK, kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.
Njoft...








